
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli nga kryesia e Kuvendit për Reformën Territoriale e cila sipas ndarjes së re administrative të propozuar nga socialistët do ketë vetëm 46 bashki.
Pavarësisht kundërshtive dhe protestave të shumta të banorëve, Balla vijoi të qëndrojë i mendimit se shkrirja e 15 bashkive duhet të bëhet me qëllim që të ketë shërbime më të mira për banorët.
“Karvani duhet të shkojë përpara sepse kemi sot bashki që nuk ofrojnë shërbim si duhet. Neve na kanë votuar qytetarët për të përmirësuar shërbimin. E di mjaft mirë për kolegë dhe për mua personalisht bashkimi mes Librazhdit dhe Prrenjasit ka një farë ngarkese, por e di se ky bashkim do sjellë shërbime më të mira”- tha Balla. Versus.al

