Bashkëpiloti i "flydubai", i cili goditi me thikë kapitenin e tij në një përpjekje të dyshuar për të rrëzuar avionin, u ka thënë hetuesve në Emiratet e Bashkuara Arabe se e kishte planifikuar sulmin para se të punësohej nga kompania ajrore shtetërore e Dubait; këtë e bënë të ditur dy zyrtarë izraelitë në dijeni të hetimeve. Një burim i tretë, i informuar mbi hetimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha se bashkëpiloti – shtetas i Omanit – kishte planifikuar ta rrëzonte avionin në aeroportin "Ben-Gurion" pranë Tel Avivit. Ai kishte kryer gjithashtu një fluturim drejt Tel Avivit më herët gjatë këtij viti dhe kishte ndërmend ta rrëmbente e ta rrëzonte avionin që atëherë, por vendosi të mos e bënte, shtoi burimi.