E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mos na bëni si të zgjuar”, deputeti i PD kundër “Territoriales”: Në demokraci pyeten njerëzit, mos bëni padrejtësi

Qytetarët e 14 nga 15 bashkitë që do shkrihen janë kundër reformës së re territoriale. Por pavarësisht kësaj, mazhoranca është e vendosur për ta miratuar reformën e re. Këtë gjë e bëri të ditur ditën e sotme edhe kreu i grupit të PS Taulant Balla.

Drafti për reformën territoriale po diskutohet edhe në Komisionin e Ligjeve, ku opozita ka shprehur mendimin e saj kundër, duke i kërkuar mazhorancës që të reflektojë dhe të mos nxitojë në miratimin pa konsensus. Një ndër ta ishte edhe Tomor Alizoti.

Reklamë

“Ju do e miratoni unë e di. Nuk ka as kohë. Ai mund të jetë shkrojtur drafti më i bukur në botë, por nuk e duan njerëzit. Mos bëni padrejtësi. Pyesni njerëzit se kështu funksionon demokracia.

Ti nga Tirana merr nismën për atë në Prrenjas. Pyet atë që jeton atje. Mos kthejmë absurditetin në normalitet. Të mos bëhet një reformë për të fituar zgjedhjet“, tha Alizoti

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.