Taulant Balla: Të enjten votojmë Reformën Territoriale, na duhen bashki të forta
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte Kuvendi do të votojë Reformën Territoriale.
Në një prononcim për mediat, Balla tha se vendit i duhen bashki të forta.
“Secili ka shqetësimet e veta. Një është të kesh diskutimet, një është për votimet e Grupit Parlamentar. Sot dhe nesër, duhet t’i përmbahemi kalendarit, për votimin në datën 8. Të gjithë deputetët do të votojnë po. PS në Kuvendin e Shqipërisë, për reforma që ka nevojë vendi, rruga drejt anëtarësimit në BE kërkojnë vendimmarrje të vështira. Na duhen bashki të forta. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ndërmarrë këto hapa. Bashkitë më të mëdha krijojnë më shumë të ardhura. Qëllimi është që të kemi bashki me të ardhura më të larta. Në mbledhje të Grupit Parlamentar, deputetët japin mendimin e tyre, por më pas është vendimi politik. Thirrja ime për Grupin Parlamentar të PD është që të marrë pjesë në diskutime. Le të sillen propozimet”, theksoi Balla.

