Zjarr në Marglliç, digjen qindra rrënjë ullinj shekullor
4 Tetor, 15:53
VIDEO/ Zjarri në Greshic&e...
Politike
Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro
Balla u shpreh se deputetët mund të kenë qëndrime apo shqetësime të ndryshme gjatë diskutimit të draftit, por në votimin në Parlament duhet të zbatojnë vendimin e grupit parlamentar.
5 Tetor 2026, 12:03Nga I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se deputetët e Partisë Socialiste duhet të votojnë pro reformës së re administrativo-territoriale. Duke folur për mediat, Balla tha se vendimi i grupit është që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në Kuvend dhe të votojnë pro projektligjit.
Balla u shpreh se deputetët mund të kenë qëndrime apo shqetësime të ndryshme gjatë diskutimit të draftit, por në votimin në Parlament duhet të zbatojnë vendimin e grupit parlamentar.
“Vendimi politik i grupit parlamentar është që sapo të përmbyllet në komisionin përgjegjës, atë të ligjeve ky projektligj të kalojë për votim në seancë plenare. Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendet me të drejtë kolegun Sina. Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar. Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro“, tha Balla./Dosja.al