I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar

5 Tetor 2026 | 12:13

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale ndaj të miturve.

Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Brazil.

Shtetasi Artef Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e kishte dënuar me 26 vite burg për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi mori formë të prerë pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë viteve 2020–2021, 67-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur 15-vjeçare.

Pas mbërritjes në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Apelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale shqyrtohet në komision, mblidhen protestuesit tek Kuvendi

Kuvendi do të zhvillojë këtë të hënë një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
10:36 | 05/10/2026

Mot i qëndrueshëm deri të enjten, të premten rrebeshe në të gjithë vendin

Meteorologia Lajda Porja tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të qëndrueshëm, ndërsa ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë nga...
10:23 | 05/10/2026

Plug and Play Tirana Expo 2026: Silicon Valley vjen në Ballkan

Nga Microsoft dhe Google te fondet evropiane të investimeve: Emrat ndërkombëtarë që mbërrijnë në Plug and Play Tirana Expo 2026. Më 7 dhe 8 tetor,...
10:05 | 05/10/2026