Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lezha pasi është ndarë fotografi i njohur mirditor, Viktor Noku.
Fotografi Noku ishte ndër më të njohurit në qytetin e Lezhës. Mjaftonte ta shikoje papritmas në rrugët e Lezhës dhe e kuptoje se ai ishte fotograf. Në çdo ditë, shëtitje, takim dhe event Viktor Noku "shoqërohej" nga aparati fotografik, të cilën e mbante të varur në qafë.
Ai ishte i njohur për lezhjanë e mirditorë të shumtë, pasi gjithmonë e shikoje "në krye të detyrës", duke fotografuar dhe dokumentuar pamje nga evente të ndryshme në Lezhë, Mirditë, Tiranë e shumë vende të tjera.
Ndonëse ai mbylli sytë përgjithmonë së fundmi, njerëzit do e kujtojnë për natyrën e tij të qetë, humoristike dhe thjeshtësinë që e karakterizonte atë.
Pritet që në vijim të kemi detaje për orën dhe vendin ku do të mbahet ceremonia mortore për fotografin me origjinë nga Mirdita.
Redaksia e newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të fotografit.
