Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë miratimin e reformës territoriale.
Për gazetarët, Balla u shpreh se vendi ka nevojë për bashki më të forta, të cilat kanë të ardhura më të larta ndërsa i bëri thirrje Partisë Demokratike që të marrë pjesë në diskutimet për këtë çështje.
“Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendët me të drejtë kolegun Sinaj. Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar. Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro. Na duhen bashki të forta. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të ndërmarrë këto hapa. Bashkitë më të mëdha krijojnë më shumë të ardhura. Qëllimi është që të kemi bashki me të ardhura më të larta. Në mbledhje të Grupit Parlamentar deputetët japin mendimin e tyre, por më pas është vendimi politik. Thirrja ime për Grupin Parlamentar të PD është që të marrë pjesë në diskutime. Le të sillen propozimet”, tha ai.
Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive.
Për miratimin e reformës territoriale në Kuvend nevojiten 84 vota.
Çmimi Nobel në Mjekësi u shkon tre shkencëtarëve për zbulimet që mundësojnë kontrollin e qelizave nervore me dritë
Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive
Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Dhomat e Specializuara
- 12:13 I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar
- 12:01 Protestat e studentëve vazhdojnë në të gjithë Francën, mbyllen deri në 500 shkolla
- 11:55 Debate në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, Bylykbashi: Nuk janë njoftuar bashkitë
- 11:46 Policë robotë në rrugët e Kinës, humanoidët testohen për kontrollin e trafikut (VIDEO)
- 11:40 Çmimi Nobel në Mjekësi u shkon tre shkencëtarëve për zbulimet që mundësojnë kontrollin e qelizave nervore me dritë
- 11:25 Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive