Gjermania e Jurgen Kloop është ende larg asaj që pritet. ‘Panzerat’ patën shansin të hakmerreshin ndaj Greqisë për humbjen në shtëpi, por në sfidën e kthimit në grupin e Ligës së Kombeve barazuan 0-0. Episodi më i diskutuar i kësaj përballje ishte në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 33-të kur miqtë nga Gjermania morën avantazhin, por pas rishikimit me VAR goli u anulua për prekje të topit me dorë. 

Me këtë barazim, Greqia që vijon të korrë rezultate pozitive, ndan vendin e parë në grup me Holandën që ka 8 pikë. Të besuarit e Xavi Hernandez në ndeshjen e tyre mposhtën 2-1 Serbinë. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Koopmeiners, ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me Cvetkovic.  

Në pjesën e dytë golin trepikësh për ‘Tulipanët’ e realizoi Zirkze, i cili hyri në lojë si zëvendësues. Për shkak të golavarazhit Holanda mban vendin e parë në grup me 8 pikë, po aq sa Greqia e vendit të dytë. Gjermania e treta ka 5 pikë, ndërsa në vendin e fundit ndodhet Serbia me 0 pikë.