Një lajm i hidhur ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne, ku është ndarë nga jeta arkitekti dhe pedagogu Agron Lufi. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga kolegu i tij, Arben Biçoku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Biçoku e kujton Agron Lufin si një pedagog që ka lënë gjurmë te brezat e studentëve dhe si një mik e koleg të çmuar gjatë rrugëtimit profesional.
“Agron Lufi do te qe nje nga pedagoget qe do krijonte bazat e formimit si arkitekt te te gjithe neve studenteve te tij. Dhe njekohesisht do te behej nje mik shume i mire yni pergjate udhetimit tone profesional si arkitekte. Nga Agroni kishe gjithnje dicka per te mesuar. Sot lajmi i ndarjes se tij nga jeta na hidheron pa mase. Por kujtimi i tij do te mbetet gjithnje shume i respektuar prej nesh. U prehsh ne paqe mik!” shkruan ai në postim.
Largimi i Agron Lufit nga kjo jetë ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe studentët e tij, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për kontributin dhe gjurmën që la në jetën e tyre profesionale dhe akademike.
