Aktualitet Showbiz

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja Blerina Matraku: Më është cenuar privatësia në mënyrë çnjerëzore! I kërkoj falje Klaudias dhe vajzave!

Pas Eli Farës, një tjetër këngëtare, Blerina Matraku, ka zgjedhur të reagojë publikisht përballë fyerjeve që shpërthyen në rrjet, pas publikimit të materialeve filmike të saj në intimitet me kompozitorin Adi Hila.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Matraku thotë se privatësia e saj është cenuar në mënyrë çnjerëzore dhe u bën thirrje qytetarëve që të mos i shpërndajnë më materialet në rrjetet sociale.

Këngëtarja i kërkon ndjesë edhe bashkëshortes së kompozitorit, Klaudias, dhe vajzave të tyre, për dhimbjen që kjo situatë mund t’u ketë shkaktuar.

Këngëtarja thotë se merr përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa flet edhe për besimin që thotë se i kishte dhënë Hilës në “momentet më vulnerabël” të jetës së saj, duke pretenduar se ai i kishte deklaruar se ishte i divorcuar.

Reagimi i plotë i Blerina Matarakut: 

Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi, që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situate. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.

Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.

I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar. Pavarësisht se më është dënuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat sikur t’i paguaja me jetë.

Jam thjesht një artiste e një profili të ulët, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që I është dashur të buzëqesh me pretekstin që lotët në sy, ishin lot gëzimi. Sot ju lutem publikisht “mjaft”, mos shpërndani më. Gatimi kërkon përgjegjësi të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt, mjaft ju lutem, jam njeri që më është cenuar privatësia.

Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur. Shteti im I dashur, çështja ka marrë përmasa, dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal përpara asnjë individi, para asnjë familjari, e para askujt. Ju lutem ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po godet njerëz të pafajshëm, familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar.  Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore. Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar, apo proceduar. Ndjesë, situate është tragjike.

Të bësh një vajzë që mos ta shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të iki nga shtëpia, e të humbë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, dinjitetin, ky është krim. Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal, do i lash në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o zot, lotët e çdo fëmijë, lotët e nënës sime, të Klaudinas (për të cilën thoje jam i divorcuar, lotët e vajzave të tua (ju lutem më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri). Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarë dimensional.

Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtare e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror, jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtur, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar) kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës.