Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare, reagon Policia për ekstradimin e Artef Lekajt: Është i dënuar me 26 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare, reagon Policia për
Foto ilustruese

Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë Artef Lekaj, 67 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 26 vite burgim.

Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar Lekajn me 26 vite burgim për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas gjatë periudhës 2020-2021 ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Brazili, 1 shtetas i dënuar me 26 vjet burgim për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Brazil, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri, të shtetasit Artef Lekaj, 67 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 26 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim i cili ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë periudhës 2020-2021, shtetasi A. L. ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

Pas ekstradimit nga Brazili, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Apelit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese