Shqipëria kërkon reagimin ndaj San Marinos, UEFA cakton arbitrat e sfidës

Pas humbjes ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë të martën, teksa në Tiranë do të përballet me San Marinon, në ndeshjen e radhës në Nations League.
Në prag të kësaj sfide, UEFA ka përcaktuar edhe ekipin e arbitrave që do të drejtojë takimin në Tiranë.
Gjyqtari kryesor do të jetë turku Mehmet Turkmen, ndërsa në krahët e tij do të jenë bashkëkombësit Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anıl Usta.
Shqipëria e pret këtë përballje me objektivin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive pas disfatës ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kanë grumbulluar deri tani 6 pikë dhe renditen në vendin e dytë të grupit.
Synimi i ekipit të drejtuar nga Rolando Maran mbetet i qartë: të luftojë për vendin e parë në grup, ndaj sfida me San Marinon merr një rëndësi të veçantë në këtë garë.




