Ish deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kontrollet e ushtruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe personave të tjerë të lidhura me kompaninë KAYO pas nisjes së hetimeve kryesisht lidhur me audiopërgjimet për trafik ndërkombëtar armësh.
Ih deputeti shprehet se paratë e destinuara për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, dyshohet se kanë përfunduar për të hapur një biznes për kuajt dhe hipizmin në Equos Resort.
Siç thotë Salianji, SPAK dyshon se kompania Timac, e lidhur me kompaninë KAYO, hapi biznesin e kuajve dhe hipizmit me paratë e marra nga shteti për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake.
“TIMAK merr kontrata me shtetin për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërkohë hapet “Timak Horse”, biznes kuajsh në Equos Resort. Sot kjo pistë po verifikohet nga SPAK pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave. Ky nuk është më vetëm korrupsion. Është përshesh i turpit”, shkruan ai.
Ai thotë se ndërsa ushtarët kanë nevojë paga më të larta dhe pajisje, zyrtarët i shpërdorojnë ato “duke i çuar tek mbareshtimi i kuajve te qeverisë”.
Reagimi:
Hajdutë dhe të korruptuar po por janë faktuar dhe të pacipë dhe qesharakë deri në dhimbje!
Paratë që shqiptarët paguajnë për mbrojtjen, për armë dhe pajisje ushtarake, sipas dyshimeve që po hetohen nga SPAK, kanë përfunduar te kuajt dhe hipizmi në Equos Resort.
Pra paratë e mbrojtjes shkojnë për mbarështimin e kuajve të qeverisë!
TIMAK merr kontrata me shtetin për mbrojtjen dhe pajisjet ushtarake, ndërkohë hapet “Timak Horse”, biznes kuajsh në Equos Resort. Sot kjo pistë po verifikohet nga SPAK pas sekuestrimit të dokumenteve dhe kontratave.
Ky nuk është më vetëm korrupsion.
ËSHTË PËRSHESH I TURPIT!
Në një vend ku ushtarët kanë nevojë për pajisje, per rroga më të larta, ku ende nuk kemi avionë zjarrëfikës, ku zjarret izolohen me gjethe e lopata, ku nuk ka mbetur asnjë tank e ku armët përdoren siç tha Roni Ramës për trafik, ku siguria kombëtare duhet të jetë prioritet dhe ku çdo lek për Mbrojtjen duhet të shkojë për Mbrojtjen për të plotësuar dhe kërkesat e NATO-s dhe Presidentit Trump,këta mendojnë si të shpërdorojnë duke i çuar tek mbareshtimi i kuajve te qeverisë!
Shqipëria nuk mund të jetë kasaforta private e pushtetit dhe e klientëve të tij.
Paratë e ushtrisë janë për ushtrinë jo për kuajt e qeverisë! Vetëm largimi i Ramës dhe shpurës se tij ndalon mbareshtimin e korrupsionit.













