Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për nenet e projektligjit që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt punën e gazetarëve dhe transparencën e informacionit.
Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së i cilësoi ndryshimet si “censurë të rrezikshme” dhe u bëri thirrje gazetarëve të mblidhen urgjentisht dhe të reagojnë.
Berisha krahasoi kufizimet e propozuara për publikimin e informacioneve me modelin e Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës komuniste, duke thënë se bëhet fjalë për “vendosje të diktaturës”.
Pyetje-përgjigje:
Pyetje: Zoti Berisha, po ashtu ka disa nene të tjera të cilat lidhen dhe prekin drejtpërdrejt punën e gazetarëve. Dhe njëri nga nenet e propozuara në projekt-draft është që ne nuk mund të publikojmë asnjë lloj informacioni pa marrë miratimin e gjykatës. Po ashtu, ka vendime të cilat mund të klasifikohen për 10 vjet. Pra, nëse një person dënohet për 10 vite, publiku nuk e di se për çfarë është dënuar. Dhe një pikë tjetër lidhet me çështjet të cilat pushohen. Vendimet e pushimit nuk mund të publikohen për një vit. Pra, nëse dikujt i pushohet çështja, për të cilën ka qenë në hetim, publiku për një vit nuk e merr dot vesh.
Sali Berisha: Diktaturë e vërtetë, e hapur. Vetëm në diktaturë, vetëm dosjet e Sigurimit të Shtetit, dhe jo të gjykatave, sepse gjyqet i bënin publike kundër armiqve, por dosjet e Sigurimit të Shtetit ishin top sekret dhe po të botoje një gjë prej tyre, përgjigjja.
Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktature dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre.
Vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre!
Pyetje: Zoti Berisha, më 27 shtator, Rama po kthehej nga Amerika ndërsa ju po niseshit drejt një udhëtimi tjetër. A kishte një takim mes jush në hollin e aeroportit të Rinasit?
Sali Berisha: Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Pirinin dhe Taulant Ballën.
Tani a mund të imagjinojë kush që të takoj një njeri që nuk e takon njeri?
Po kurrën e kurrës, a mund të po e jo! As mund të denjoj t'ia hedh shikimin atij unë!
Si mund ta takoj unë atë?
© SYRI.net