POLITIKË /

Rrezikohet plani i PS për miratimin e ‘Territoriales’, dy deputetë dalin nga “rreshti”

Braçe dhe Sinaj kanë vënë në diskutim efikasitetin e kësaj ndarje të re administrativo-territoriale.

Shkruar nga Versus

Rrezikohet plani i PS për miratimin e ‘Territoriales’, dy

Në seancën plenare të së enjtes, do të hidhet për votim drafti i PS për Reformën Territoriale që parashikon ndarjen e re në 46 bashki duke shkrirë 15 bashki ekzistuese. Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, dy deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe kanë shprehur kundërshtinë e tyre mbi propozimin e ndarjes së re territoriale.

Nëse ata do të votonin kundër gjatë seancës plenare që mbahet të enjten, do të rrezikohej miratimi i reformës pasi me largimin e Marjana Koçekut, PS ka mbetur me 82 vota në Kuvend dhe në rast se Braçe e Sinaj do të dilnin kundër, numri i socialistëve pro reformës zbret në 80.

Edhe në rast se PSD e Tom Doshit do të bashkohej me votimin, sërish nuk do të mund të miratohej Reforma Territoriale. Versus.al

Poll