Tensionohet situata, protestuesit gjuajnë me mjete shpërthyese. Kryeparlamentarja Haxhiu apel për qetësi

Situata para Kuvendit të Kosovës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po vazhdojnë të hedhin mjete shpërthyese në drejtim të objektit të Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe protesta të vijojë në mënyrë paqësore.

“Para Kuvendit po zhvillohet një protestë për ndryshimin e ligjit për Specialen. E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi dhe, si e tillë, duhet të respektohet plotësisht”, tha Haxhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi se dhuna dëmton kauzën që protestuesit synojnë të mbrojnë, atë të UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kuvendi e miratoi në parim projektligjin, prandaj u bëj thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore. Besoj se edhe grupet parlamentare duhet të bëjnë një thirrje të njëjtë”, u shpreh Haxhiu.

Në fund, ajo përsëriti thirrjen për shmangien e dhunës, duke thënë se “as UÇK-në dhe as çlirimtarët tanë nuk i mbrojmë me dhunë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?