Vodhën 2 700 mace, arrestohen 12 persona në Vietnam

5 Tetor 2026 | 12:59

Dymbëdhjetë burra janë arrestuar në Vietnam, nën akuzën se kanë vjedhur rreth 2 700 mace për mish, duke i marrë nga zonat e banuara gjatë natës, njoftuan policia dhe mediat shtetërore.

Sipas policisë, të arrestuarit kanë pranuar se kishin “vjedhur dhe trafikuar rreth 2 700 mace të racave të ndryshme”.

Grupi vepronte mes orës 23:00 dhe 04:00 të mëngjesit. Ata udhëtonin me motoçikleta në grupe të vogla dhe hynin në zona të banuara për të vjedhur macet e banorëve.

Policia sekuestroi në qytetin Ho Chi Minh, në jug të Vietnamit, 50 mace të gjalla, 55 kurthe, dy peshore dhe dy makina për heqjen e lëkurës.

Rrjeti ishte vënë në shënjestër të policisë që prej muajit korrik.

Në Vietnam, konsumimi i mishit të qenve dhe maceve është i ligjshëm, por shitësit duhet të kenë certifikata që vërtetojnë origjinën e kafshëve.

Sipas raportimeve të mediave, macet e vjedhura mund të shiten në restorante për të paktën 2.4 euro për kilogram.

Më herët gjatë këtij viti, 18 persona u arrestuan në qytetin Ho Chi Minh, të dyshuar për përfshirje në dy rrjete të ndryshme të vjedhjes së maceve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim i ri për Alzheimerin: Molekula eksperimentale rikthen kujtesën në testet te kafshët

Një ekip grek studiuesish, i udhëhequr nga Giorgos Skretas, ka zhvilluar një molekulë të re farmaceutike që, në testet paraklinike, ka rikthyer aftësinë e të...
12:22 | 05/10/2026

Policë robotë në rrugët e Kinës, humanoidët testohen për kontrollin e trafikut (VIDEO)

Robotët humanoidë kanë nisur të testohen në rrugët e Hangzhout, në Kinë, ku po përdoren për kontrollin e trafikut dhe ruajtjen e rendit në kryqëzime....
11:46 | 05/10/2026

Çmimi Nobel në Mjekësi u shkon tre shkencëtarëve për zbulimet që mundësojnë kontrollin e qelizave nervore me dritë

Tre shkencëtarë janë nderuar me Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre që mundësojnë kontrollin e aktivitetit të qelizave nervore me dritë. Karl Deisseroth,...
11:40 | 05/10/2026