Goditet lokali ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 2 persona në Fier 16 të proceduar

5 Tetor 2026 | 13:14

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “No Games”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit në një lokal në lagjen “Kastriot”, në qytetin e Fierit. Për këtë rast janë arrestuar në flagrancë dy persona, ndërsa 16 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një lokal në qytet zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme veprimtaria e lojërave të fatit.

Gjatë ndërhyrjes në lokal, i marrë me qira dhe i administruar nga shtetasja Dh. Sh., 49 vjeçe, banues në Fier, shërbimet e Policisë zbuluan një dhomë të përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Sipas Policisë, aktiviteti organizohej nga shtetasi R. C., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Në momentin e ndërhyrjes, në ambient u kapën në flagrancë 16 shtetas, të cilët po luanin lojëra fati.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. C., 43 vjeç, dhe Dh. Sh., 49 vjeçe.

Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. Ç., 38 vjeç, D. K., 44 vjeç, A. V., 39 vjeç, K. H., 45 vjeç, L. M., 42 vjeç, F. A., 59 vjeç, A. I., 37 vjeç, O. M., 37 vjeç, K. H., 49 vjeç, D. V., 46 vjeç, E. B., 40 vjeç, D. V. (T.), 31 vjeç, L. Xh., 39 vjeç, V. T., 35 vjeç, F. P., 41 vjeç, dhe S. D., 28 vjeç, banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat.

Gjatë kontrollit në lokal, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

1 tavolinë pokeri;

1 kuti me 500 çipsa;

6 pako me letra bixhozi;

5 celularë;

8 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së...
13:39 | 05/10/2026

I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale...
12:13 | 05/10/2026

Reforma territoriale shqyrtohet në komision, mblidhen protestuesit tek Kuvendi

Kuvendi do të zhvillojë këtë të hënë një seri mbledhjesh të komisioneve parlamentare përpara seancës plenare, e cila është parashikuar të nisë në orën 15:00....
10:36 | 05/10/2026