Përvetësuan rreth 5 milionë euro përmes mashtrimit me Call Centera, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për grupin e Bruno Çobos

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka lënë në fuqi dënimet me mbi 100 vite burg për 16 të pandehurit, grupit të Bruno Çobos, që mashtruan qytetarët evropianë përmes Call Centerave.

Kreu i grupit, Bruno Çobo, u dënua nga Shkalla e Parë me 12 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite burg. Elisa Çaçi, Gilbert Pushani, Valbona Abedinaj dhe Erion Kastrati u dënuan me 7 vite e 4 muaj burgim secili.

Të lidhura

None found

Ndërsa Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna u dënuan secili me nga 6 vite e 8 muaj burgim.

Bruno Çobo drejtonte grupin që përfitoi 4.7 milionë euro duke mashtruar qytetarët evropianë përmes Call Centerave. Çobo u ekstradua nga Adu Dabi për në Shqipëri më 13 mars 2024.

Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.

DËNIMET:

Bruno Çobo – 8 vite burgim

Elisa Çaçi (Caci) – 7 vite e 4 muaj burgim

Gilbert Pushani – 7 vite e 4 muaj burgim

Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burgim

Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burgim

Rezarta Ibrahimi (Çaçi) – 6 vite e 8 muaj burgim

Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burgim

Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burgim

Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burgim

Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burgim

Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burgim

Greta Gjoci (Pepa) – 6 vite e 8 muaj burgim

Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burgim

Antoneta Malo (Pepkolaj) – 6 vite e 8 muaj burgim

Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burgim

Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burgim


Shtuar më 5.10.2026 13:21

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis