Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skënder Hita uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik: Policia do të garantojë sigurinë në universitete

Shkruar nga Newsbomb
Skënder Hita uron studentët për nisjen e vitit të ri
 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka uruar studentët për nisjen e vitit të ri akademik.

Përmes një mesazhi, Hita u ka uruar të rinjve suksese në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, ndërsa ka theksuar angazhimin e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë në mjediset universitare.

Po ashtu Hita ka siguruar studentët se Policia e Shtetit do të jetë pranë tyre për të parandaluar çdo fenomen që mund të cenojë sigurinë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë.

Skënder Hita uron studentët për nisjen e vitit të ri
 

Njoftimi:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, uron studentët për nisjen e vitit të ri akademik

Të dashur studentë,

Në nisjen e vitit të ri akademik, ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të dijes dhe formimit profesional.

Për Policinë e Shtetit, nisja e vitit akademik sjell përgjegjësi dhe angazhim të shtuar për të garantuar sigurinë tuaj dhe një mjedis sa më të qetë për të studiuar.

Ju siguroj se do të jemi pranë jush, për të parandaluar çdo fenomen që cenon sigurinë në mjediset universitare.

Bashkëpunimi me ju është një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit.

Siguria ndërtohet së bashku.

Ju uroj shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës suaj!

Drejtues Madhor Skender Hita

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese