Mashtrimet me call centerat, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 16 të pandehurit e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturuar kriminal në lidhje me aktivitetin e call centerave.
Në total, dënimet e dhëna për të pandehurit mbeten të pandryshuara.
- Bruno Çobo – 8 vite burg
- Elisa Çaçi – 7 vite e 4 muaj burg
- Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
- Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
- Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
- Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
- Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
- Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
- Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
- Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
- Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
- Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
- Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
- Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
- Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
- Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë ishte dhënë më 28 tetor 2025. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet e dhëna përfundimisht ishin ulur me një të tretën.
Për Bruno Çobon, i cili ishte dënuar fillimisht me 12 vite burgim për mashtrimin kompjuterik dhe me 3 vite për grupin e strukturuar kriminal, në bashkim të dënimeve ishte caktuar një dënim i vetëm prej 12 vitesh. Pas uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ishte 8 vite burgim.
Edhe për Elisa Çaçin dhe Gilbert Pushanin, të cilët në shkallën e parë ishin dënuar me nga 11 vite burgim në bashkim të dënimeve, pas uljes me një të tretën dënimi përfundimtar ishte caktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, këto dënime mbeten në fuqi.




