EKSKLUZIVE/ Sa milionë euro kanë marrë nga shqiptarët inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë?
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...

Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe më kriminalet në vend. Së fundmi, po raportohet në portale se Mirel Mërtiri, njeriu kryesor i kësaj afere, i cili ka qenë bashkëpunëtori i ngushtë i Klodian Zotos, ka përgatitur një dokumentar, një tip seriali Netflix me regjisorin dhe producentin Frederik Fussel, që do të transmetohet në një televizion austriak.
Në fakt, Mirel Mërtiri është kujtuar vonë dhe tashmë ai ka reaguar, sepse ka humbur të gjitha gjyqet në Austri, në të gjitha nivelet e gjykatave dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.
Pra, përtej rrëfimit të tij, kemi edhe një skemë të qartë që ka qëllim mosekstradimin.
Mirel Mërtiri ka folur në momentin kur ka dashur ai, pasi e ka parë se nuk ka mundur të qëndrojë dot në Austri dhe gjykatat austriake e kanë hedhur poshtë dhe i kanë thënë: "Shko në Shqipëri, përgjigju akuzave që ke".
Ai ka reaguar tashmë me një dokumentar, përfshihet një USB, nuk dihet nëse ka dokumente, e-maile, fakte dhe prova që implikojnë zyrtarë të lartë, por thuhet vetëm një USB dhe abuzohet me emrat e njerëzve që ai ka përmendur.
Mirel Mërtiri njihet si një mik i ngushtë i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, ky i fundit ka pasur një strategji krejt tjetër, që në momentet e para ka akuzuar SPAK-un, ka akuzuar kryeministrin, kurse Mirel Mërtiri zgjodhi të qëndronte në heshtje, megjithëse mund të ishte “çelësi i artë” i aferës së inceneratorëve.
Mërtiri zgjodhi të heshtë dhe ka humbur gjyqet në të gjitha nivelet e gjykatave, duke u pritur të ekstradohet në Shqipëri bashkë me nënën e fëmijëve të tij, shtetasen Stela Gugallja.
Afera e inceneratorëve fillon me Elbasanin ku u shfaq për herë të parë Stela Gugallja, ndërsa Mërtiri fshihej pas menaxhimit të disa kompanive të tjera në atë kohë.
Por hallka kryesore që i lidhte të gjitha ishte Mirel Mërtiri, i cili tek investimi në landfillin e Elbasanit vendosi bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja.
Në Fier, shfaqet kompania “ITS” e Klodian Zotos, e cila është edhe bashkëndërtuese në Elbasan.
Në Tiranë shfaqet kompania “Integrated Energy” apo “Geogenics” në Holandë, që në hije menaxhohet nga Mirel Mërtiri, por në dokumente shfaqet sa në emër të Klodian Zotos, aq edhe të italianit Giussepe Caffiaglione, një tjetër person ky, i cili ka folur për drejtësinë shqiptare.
Sipas të dhënave zyrtare, investimi në inceneratorin e Elbasanit që nuk funksionon, por është marrë në dorëzim nga qeveria, ku funksionon vetëm landfilli, ka kushtuar rreth 25 milionë euro.
Pra, 25 milionë euro për një incenerator që nuk punon.
Shpesh unë e kam quajtur një “kazan me naftë”, sepse kishte disa pajisje të ndryshme dhe kërkonte një konsum të lartë nafte përgjatë një viti, me një kosto shumë kolosale për djegien e mbetjeve. (LEXO KETU)
Mbi një milion euro me çmimin e naftës së kohës, sot mund të kushtojë funksionimi i inceneratorit të Elbasanit më shumë se 2 milionë euro në vit vetëm kosto karburanti.
Sot në Elbasan, inceneratori nuk funksionon dhe ne kemi vetëm një landfill. Kujtojmë këtu dhe faktin që dy herë ka rënë zjarri dhe tymin e ka parë e gjithë Shqipëria.
Në Fier kemi një investim që ka shkuar 35 milionë euro, dhe i cili nuk ka përfunduar. Pra, kemi një incenerator që nuk është vënë në funksion për shkak të faktit se një pjesë pajisjesh me vlerë rreth 3 milionë euro janë bllokuar në doganë, ato nuk janë montuar dhe për këtë arsye inceneratori nuk është vënë kurrë në punë.
Në Fier kemi një landfill me një “Sh.a”. të krijuar si në Elbasan, ku bashkitë detyrohen të çojnë mbetjet dhe të paguajnë një tarifë të caktuar.
Në Elbasan hetimi u përfundua, ka persona të dënuar. Në Fier hetimi është përfunduar dhe ka persona të dënuar, shumë prej tyre, në disa raste edhe të shmangur apo të shpëtuar, me apo pa qëllim nga prokurorët, ky është një diskutim tjetër.
Në përfundim kemi të bëjmë me një shumë rreth 60 milionë euro për dy inceneratorë në Elbasan dhe në Fier, të paguara nga qeveria shqiptare, njëri që nuk punon dhe tjetri që nuk ka përfunduar.
Në vitin 2017, qeveria shqiptare më 31 gusht të atij viti, Lefter Koka, ministër i Mjedisit, firmosi landfillin e Tiranës.
30 vjet koncesion qeveria do të paguante 10 milionë euro në vit, kompania do të ndërtonte inceneratorin, kostoja deklarohej 29 euro/ton, për mbetje, por skemës iu shtuan dherat dhe çështje të tjera që shtuan të ardhurat me 2.5 deri në tri herë në vit me qëllimin për të shkuar në 30 milionë euro të ardhura në vit me një xhiro të pritshme 900 milionë euro plus në 30 vite.
Nga viti 2017 deri në verën e vitit të ardhshëm, bëhet një dekadë e plotë, 10 vjet, që në Tiranë janë paguar vetëm nga taksat e qytetarëve për nëntë vite 90 milionë euro, nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare.
Këtu duhet të shtojmë edhe 3 milionë euro të tjera nga bashkitë e Qarkut Durrës dhe vlera shkon mbi 105 milionë euro të ardhura në 9 vite nga të cilat 6 të administruara nga kompania.
Shifrat janë kokëforta.
Qeveria shqiptare ka bërë kontratën 10 milionë euro në vit për kompaninë që paguan për mbetjet, për kompaninë që do të menaxhojë landfillin dhe do të ndërtojë inceneratorin.
Më vonë, pas tri vitesh, këtyre 10 milionë eurove iu shtuan edhe gati 3 milionë euro në vit nga bashkitë e Qarkut të Durrësit. Pra, përveç Qarkut të Tiranës, edhe 3 milionë euro në vit nga bashkia e Qarkut të Durrësit.
Deri në vitin 2023, kompania ka qenë “Integrated Energy BV SPV” e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, pra të koncesionarit, në katër vitet e fundit deklaronte në QKB të ardhura rreth 25 milionë euro në vit.
Pra, përveç shumës 10-12 milionë euro, të ardhurat që vinin direkt nga qeveria shqiptare dhe bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, janë edhe dhjetëra miliona euro të tjera të ardhura nga administrimi i landfillit të Tiranës, kryesisht nga çështja e dherave dhe hedhja e mbetjeve të tjera.
Kemi të bëjmë me një deklarim që ka qenë rreth 25 milionë euro në vit, dyfishi i shumës së të ardhurave që kompania koncesionare kishte nga kontrata me qeverinë shqiptare.
Në qoftë se do të vazhdonim me atë trend për nëntë vite, ne do të kishim një shumë rreth 230 milionë euro në 9 vite të ardhura nga të cilat rreth 100 apo 110 milionë euro vinin nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara dhe të ardhurat që vinin nga bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, dhe pjesa tjetër nga të ardhurat e tjera të administrimit të landfillit, kryesisht nga dherat apo shitja dhe aktiviteti i vazhdueshëm që kishte landfilli.
Kompania koncesionare e landfillit të Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare rreth 110 milionë euro dhe ne kemi në Sharrë një mal me plehra. Asgjë më shumë se kaq.
Tirana mbrohet nga Zoti, sepse përveçse një katastrofe mjedisore që e ka në krah të saj, ndodhet përballë një rreziku të madh dhe të frikshëm.
Janë paguar rreth 110 milionë euro në 9 vite vetëm nga qeveria shqiptare, siç e theksuam, për malin me plehra që po mbulon Tiranën.
Janë dhe ndoshta më shumë sesa 50 milionë euro të tjera si të ardhura nga aktivitetet e tjera në këto vite, sepse të ardhurat e dyta apo të treta në landfillin e Tiranës menjëherë në vitin 2023 pas sekuestrimit nga SPAK-u ranë, në qoftë se kishim rreth 12 milionë euro të ardhura të tjera që vinin nga dherat dhe aktivitetet e tjera, këto thuajse kanë shkuar në nivelet minimale.
Sepse dherat në Tiranë tashmë po hidhen kudo ku munden, nuk po menaxhohen më dhe nuk po administrohet më pjesa e tyre, të cilat në çfarëdolloj sektori që të dalin duhet të shkojnë në landfill.
Kjo ka një përgjigje tjetër. Menjëherë pas kapjes nga SPAK-u, hajdutëria që bëhej atje brenda me dherat dhe kontrollet e forta nga Bashkia Tiranë u zhdukën. Sot Tirana ka një shifër, që është thuajse e frikshme, e mbetjeve që hidhen rrugëve apo lumenjve.
Mbi 110 milionë euro të ardhura në 9 vite vetëm nga qeveria dhe bashkitë pa të ardhurat e tjera që shkojnë deri 60 milionë euro, duke mos u shkuar te shifra rreth 225 milionë euro apo 230 milionë euro siç ishte targeti, janë shifrat që tregojnë një krim të pastër.
Për këdo që ka paqartësi, prej tri vitesh landfilli është nën sekuestron e SPAK-ut dhe administrimin e Agjencisë së Pronave të Sekuestruara, shifrat e të ardhurave nga dherat dhe aktivitetet e tjera janë shumë të ulëta.
E vërteta është që janë mbi 160 milionë euro të ardhura në landfillin e Tiranës, ku do të ndërtohej një incenerator që nuk ekziston dhe rreth 60 milionë euro të tjera të shtetit shqiptar për inceneratorin e Elbasanit që nuk punon dhe atë të Fierit që nuk ekziston.
Shifra e vërtetë është kjo: qeveria ka paguar 110 milionë euro për Tiranën dhe Durrësin, dhe 60 milionë euro për Bashkinë e Elbasanit dhe Fierit, për inceneratorë që nuk punojnë, që nuk janë përfunduar dhe që nuk ekzistojnë.
Ndërsa mbi 50 milionë euro të tjera janë të ardhura që landfilli i Tiranës i ka gjeneruar nga shërbimet sekondare apo të treta.
E vërteta është që sipas shifrave, me një matematikë të thjeshtë, sot kemi të bëjmë me 210 milionë euro të mbledhura nga kompanitë e njerëzve të inceneratorëve, nga Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto ata siguruan qindra milionë euro të ardhura që i jepte dhe garantonte qeveria shqiptare (deri 30 vite), për bashkitë e Qarqeve Tiranë dhe Durrës, si dhe të ardhurat që kompania e landfillit të Tiranës kishte nga shërbimet e tjera.
Rreth 130 milionë euro shkonin këto të ardhura në landfillin e Tiranës (deri ditën e administrimit prej tyre), rreth 60 milionë euro janë marrë nga investimi në Elbasan dhe në Fier, pra kemi të bëjmë me një shifër rreth 180-190 milionë eurosh të administruara prej tyre nga viti 2015 deri në vitin 2023 në të gjitha projektet.
Ndërkohë që shuma totale e marrë nga kompanitë është edhe më e madhe në tri vitet e fundit, por në këto tri vite të ardhurat nuk administroheshin më nga kompania koncesionare, por nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara, e cila e bën edhe menaxhimin e tyre pas sekuestros që ka vendosur SPAK-u.
Këto janë shifrat zyrtare dhe të dhënat që janë për çështjen e inceneratorëve, ku së fundmi pritet me shumë interes edhe dalja e Mirel Mërtirit, njëri prej “trurit” të organizatorëve të kësaj afere, që pritet të flasë dhe të denoncojë zyrtarët shqiptarë./ CNA
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...