Kuqezinjtë përgatiten për San Marinon, Maran thërret portierin Simoni

5 Tetor 2026 | 13:31

Kombëtarja është rikthyer në fushë pas kthimit nga Finlanda, me lojtarët kuqezi që kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Skuadra u nda në dy grupe, ku lojtarët që nuk u aktivizuan në Finlandë zhvilluan një seancë me ngarkesë të plotë, ndërsa ata që ishin titullarë në ndeshje bënë vetëm rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, që luhet nesër në orën 15:30 në Hungari.

Ndërkohë, mesfushori Luis Hasa ka kaluar problemet shëndetësore dhe sot është bashkuar me grupin, duke qenë gjithashtu i gatshëm për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Gjithashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar.

Simoni është bashkuar që sot në stërvitje me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon, që luhet më 6 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund t’i gjeni online në ebileta.al ose në pikën e shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Begaj: Integriteti dhe profesionalizmi i magjistratëve do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik 2026-2027 në Shkollën e Magjistraturës, ku iu drejtua brezit...
13:07 | 05/10/2026

Vodhën 2 700 mace, arrestohen 12 persona në Vietnam

Dymbëdhjetë burra janë arrestuar në Vietnam, nën akuzën se kanë vjedhur rreth 2 700 mace për mish, duke i marrë nga zonat e banuara gjatë...
12:59 | 05/10/2026

Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë miratimin e reformës territoriale. Për...
12:00 | 05/10/2026