Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit të drejtuar nga Bruno Çobo, të akuzuar për mashtrimin e qytetarëve europianë përmes skemave të organizuara të mashtrimit në Call Center.
Sipas vendimit, 16 të pandehurit do të vuajnë në total 128 vite burg. Grupi dyshohet se, përmes skemave të mashtrimit online dhe komunikimit telefonik, ka arritur të përvetësojë rreth 5 milionë euro nga qytetarë të vendeve europiane.
Skema e mashtrimit funksiononte përmes Call Center-ave, ku operatorët kontaktonin persona jashtë Shqipërisë dhe, duke përdorur identitete apo platforma të rreme investimi, i bindnin ata të investonin shuma parash. Viktimat joshen me premtime për fitime të shpejta dhe të larta, ndërsa më pas paratë përfundonin në kontrollin e grupit kriminal.
Hetimet zbardhën një strukturë të organizuar, me role të ndara mes personave që rekrutonin operatorët, administronin Call Center-at dhe menaxhonin komunikimin me viktimat, si dhe atyre që merreshin me lëvizjen dhe përvetësimin e parave.
Me vendimin e Apelit të Posaçëm, dënimet e dhëna në shkallën e parë mbeten në fuqi, duke e çuar në mbi 118 vite totalin e dënimeve për 16 të pandehurit.
1 Bruno Çobo 8 vite burg
2 Elisa Çaçi (Caci) 7 vite e 4 muaj burg
3 Gilbert Palushani/Pushani 7 vite e 4 muaj burg
4 Aldo Pasku 6 vite e 8 muaj burg
5 Bruno Gjika 6 vite e 8 muaj burg
6 Rezarta Ibrahimi (Çaçi) 6 vite e 8 muaj burg
7 Valbona Abedinaj 7 vite e 4 muaj burg
8 Erion Kastrati 7 vite e 4 muaj burg
9 Orland Cani 6 vite e 8 muaj burg
10 Florjan Bregu 6 vite e 8 muaj burg
11 Hamit Dobi 6 vite e 8 muaj burg
12 Greta Gjoci (Pepa) 6 vite e 8 muaj burg
13 Gjin Shelnishta 6 vite e 8 muaj burg
14 Antoneta Malo (Pepkolaj) 6 vite e 8 muaj burg
15 Silvana Veliu 6 vite e 8 muaj burg
16 Mojsi Zuna 6 vite e 8 muaj burg
© SYRI.net