Projektligji për Shqipërinë me 46 bashki, Bylykbashi: Asnjë deputet i vjetër mes propozuesve
Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste për ndarjen e re territoriale të Shqipërisë, me 46 bashki, është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë diskutimeve, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi e cilësoi propozimin si një shkelje të Kushtetutës dhe të interesit të qytetarëve. Sipas tij, mënyra e hartimit të reformës dhe procedurat e ndjekura ngrenë pikëpyetje mbi legjitimitetin e procesit.
“Reforma Territoriale, sipas propozimit të PS-së, është shkelje e Kushtetutës dhe e interesit të qytetarëve”, deklaroi Bylykbashi gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Në projektligjin e propozuar nga mazhoranca, parashikohet riorganizimi i territorit të vendit në 46 bashki, ndërsa në listën e propozuesve figurojnë:
Arbjan Mazniku
Romina Kuko
Ondi Bejleri
Aulona Bylykbashi
Ardit Bido
Klevis Jahaj
Agron Malaj
Adi Qose
Ermal Pacaj
Ermal Elezi
Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi vuri në dukje gjithashtu përbërjen e listës së propozuesve, duke deklaruar se “nuk ka asnjë deputet të vjetër” mes tyre.
Peleshi pret delegacionin amerikan në Kuvend, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE
Begaj: Integriteti dhe profesionalizmi i magjistratëve do të përcaktojnë suksesin e drejtësisë
Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro
- 13:43 Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë
- 13:39 Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat
- 13:31 Kuqezinjtë përgatiten për San Marinon, Maran thërret portierin Simoni
- 13:16 Peleshi pret delegacionin amerikan në Kuvend, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi në BE
- 13:14 Goditet lokali ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 2 persona në Fier 16 të proceduar
- 13:13 Të dhënat e 8.8 milionë personave ekspozohen në Danimarkë nga një incident sigurie