Ilir Panda zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës së Lartë
5 Tetor 2026 |
13:43
Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka votuar unanimisht pro kandidaturës së Pandës, i cili ishte kandidati i vetëm në garë.
Në votim morën pjesë 14 gjyqtarë, të cilët votuan njëzëri pro Pandës. Ai do të drejtojë Gjykatën e Lartë për tre vitet e ardhshme, duke nisur detyrën më 19 tetor.
Panda pason në këtë detyrë Sokol Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë.
Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1986. Ai ka kryer gjithashtu disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajme të Sugjeruara
Balla: Të enjten votojmë reformën territoriale, të gjithë deputetët e PS duhet të votojnë pro
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se ditën e enjte në Kuvend, mazhoranca do të votojë miratimin e reformës territoriale. Për...
Çmimi Nobel në Mjekësi u shkon tre shkencëtarëve për zbulimet që mundësojnë kontrollin e qelizave nervore me dritë
Tre shkencëtarë janë nderuar me Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre që mundësojnë kontrollin e aktivitetit të qelizave nervore me dritë. Karl Deisseroth,...
Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, Braçe dhe Sinaj votuan kundër shkrirjes së 15 bashkive
Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë dalë kundër propozimit për reformën e re territoriale me 46 bashki. Burime për gazetaren...
- 14:28 U zgjodh në krye të Gjykatë së Lartë, kush është Ilir Panda
- 14:04 Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve
- 13:59 Reforma territoriale të enjten në Kuvend, Koçeku: Do ketë deputetë të PS-së që do votojnë kundër
- 13:45 Projektligji për Shqipërinë me 46 bashki, Bylykbashi: Asnjë deputet i vjetër mes propozuesve
- 13:39 Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat
- 13:31 Kuqezinjtë përgatiten për San Marinon, Maran thërret portierin Simoni