Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027

Mbështetja financiare për familjet me fëmijë pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm. Në vend të pagesës së menjëhershme pas lindjes, familjet do të përfitojnë një shumë mujore që do të jepet nga momenti i lindjes së fëmijës deri në moshën 5 vjeç. Sipas skemës së re, për fëmijën e parë familjet do të marrin 5 mijë lekë në muaj, ose 60 mijë lekë në vit. Për fëmijën e dytë pagesa do të jetë 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin 10 mijë lekë në muaj.

Kjo skemë zëvendëson pagesat e mëparshme prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekësh për të dytin dhe 120 mijë lekësh për të tretin. Ekspertët vlerësojnë se kalimi nga një pagesë e vetme në një mbështetje mujore mund t’u sigurojë familjeve një të ardhur më të qëndrueshme gjatë viteve të para të rritjes së fëmijës. Por mbetet për t’u parë nëse këto shuma do të jenë të mjaftueshme për të ndikuar në vendimin e çifteve për të pasur më shumë fëmijë.

Kostot që shoqërojnë rritjen e një fëmije janë të shumta, duke nisur nga strehimi dhe çerdhet, deri te arsimi, shërbimet shëndetësore dhe siguria e të ardhurave të familjes. Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur vendi po përballet me rënie të numrit të lindjeve. Sipas të dhënave të INSTAT, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u regjistruan 10 mijë e 229 lindje, nga 10 mijë e 337 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?