Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngacmonte seksualisht dy të mitura, del FOTO: Ky është abuzuesi Artef Lekaj, Gjykata e Shkodrës e do në burg

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmonte seksualisht dy të mitura, del FOTO: Ky është abuzuesi
Artef Lekaj

Personi që shikoni në foto është Artef Lekaj, i cili është ekstraduar së fundmi nga Brazili drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dhënë dënimin me 26 vite burgim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmim seksual”. Vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Mësohet se 67-vjeçari gjatë periudhës 2020-2021 ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare.

"Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Brazil, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri, të shtetasit Artef Lekaj, 67 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 26 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, vendim i cili ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë periudhës 2020-2021, shtetasi A. L. ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare. Pas ekstradimit nga Brazili, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan vendimin penal të Gjykatës së Apelit", njoftoi Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese