Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë/ Ja kush është pasuesi i Sokol Sadushit
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ...

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zgjodhi me 14 vota pro dhe asnjë kundër kryetarin e ri të kësaj gjykate. Z. Ilir Panda e merr detyrën në datën 19 tetor 2026.
Kush është Ilir Panda?

Ilir Panda ka lindur në Tiranë më 8 gusht 1962. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mban gradën shkencore “Doktor”.
Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.
Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e së drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e së drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.
Z. Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i UNICEF, i Këshillit të Europës dhe i organizatave të tjera. Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, në vitet 2002-2007, anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.
Me dekretin Nr.11454, datë 11 mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë./ CNA
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa jep qëndrimin e tij në l...
Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha ka folur për Ndryshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Data Science, Shkenca Kompjuterike, Turizmi Smart dhe dy p...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha univ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistro...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që ko...
Një pakartë “pikante” veçoi sonte mes shumë të tjerash ndë...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 127-të kundër q...
Gjykata Kushtetuese po shkon më 24 nëntor drejt një prej v...
Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël,...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj rapor...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një postim në rrjetet soci...
CNA ka zbardhur raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ...
Vatra e zjarrit në fshatin Gjinar të Elbasanit vijon të je...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...