Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e krijuar pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila. Këtë herë, artistja ka ndarë një tjetër mesazh të gjatë, ku shpreh pendesën për dhimbjen e shkaktuar, kërkon falje dhe i drejtohet veçanërisht bashkëshortes së Adrian Hilës, si dhe vajzave të saj.