Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve

5 Tetor 2026 | 14:04

Raiffeisen Bank Shqipëri, në një deklaratë për mediat, informon se gjatë datës 4 tetor 2026 është evidentuar një problematikë tekniko-operative në procesimin dhe pasqyrimin e një numri të kufizuar transaksionesh me karta, për një periudhë të kufizuar kohore.

Si pasojë, disa transaksione të kryera me karta mund të jenë pasqyruar dy herë në llogaritë e klientëve.

Menjëherë pas identifikimit të problematikës, Banka aktivizoi procedurat përkatëse të korrigjimit dhe kreu verifikimet e nevojshme për të garantuar saktësinë e të dhënave dhe të gjendjeve të llogarive të klientëve.

Transaksionet e prekura janë verifikuar dhe procesi i korrigjimit është përfunduar. Aktualisht, llogaritë e klientëve pasqyrojnë saktë transaksionet e kryera dhe gjendjen reale të fondeve.  

“Gjithashtu duam të theksojmë se nga verifikimet e kryera nuk është evidentuar asnjë akses i paautorizuar në sistemet e Bankës, komprometim i të dhënave të klientëve apo incident i sigurisë kibernetike.

Problematika ishte e natyrës tekniko-operative dhe nuk lidhet me akses të paautorizuar apo ndërhyrje në sistemet e Bankës.

Banka ka ndërmarrë gjithashtu masa parandaluese dhe korrigjuese për të reduktuar mundësinë e përsëritjes së një situate të ngjashme.

Raiffeisen Bank Shqipëri i kërkon ndjesë klientëve për shqetësimin e krijuar. Besimi i klientëve mbetet prioriteti ynë dhe ne vlerësojmë mirëkuptimin dhe mirëbesimin e tyre të vazhdueshëm.

Banka do të ndjekë ligjërisht çdo rast të publikimit ose shpërndarje të informacionit të pavërtetë në emër të Raiffeisen Bank dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për mbrojtjen e reputacionit dhe interesave të saj duke mbrojtur kështu edhe interesat e klientëve që na kanë besuar fondet e tyre”, thuhet në deklaratën e Raiffeisen Bank Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së...
13:39 | 05/10/2026

Goditet lokali ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 2 persona në Fier 16 të proceduar

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “No Games”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të...
13:14 | 05/10/2026

I dënuar me 26 vite burg për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet nga Brazili shqiptari 67-vjeçar

Interpol Tirana ka finalizuar procedurën për ekstradimin nga Brazili në Shqipëri të një 67-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 26 vite burg për vepra penale...
12:13 | 05/10/2026