Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari. Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    Nobeli për Mjekësi 2026 u jepet tre shkencëtarëve për zbulimet që çuan në zhvillimin e optogjenetikës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie
    Aktualitet

    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    October 5, 2026
    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    I ekstraduar nga SHBA, i dënuari për vrasjen e tre shtetasve, Sokol Hoxha kërkon parashkrimin e dënimit në Gjykatën e Fierit dhënë nga kjo e për vrasjen e vëllezërve Banaj në Patos, në vitin 1997.

    Sokol Hoxha, nga Patosi, 51 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997 dhe me burgim të përjetshëm nga gjykata Belge për vrasjen e Brunilda Devishit, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, sikundër është parashkrimi i dënimit.

    Ai ka mbërritur në gjykatën e Fierit për seancën në të cilën kërkon të shpallë parashkrimin e dënimit penal. 51-vjeçari u kap ne SHBA në muajin maj, falë bashkëpunimit të agjensive ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë dhe SHBA, në kuadër të operacionit të koduar “Globi” dhe u ekstradua në 06 gusht në Shqipëri. Hoxha u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg, dhënë në mungesë nga gjykata e Fierit në vitin 2000.

    Por teksa kanë kaluar 26 vjet nga mosekzekutimi i dënimit penal, vrasësi po kërkon shuarjen e dënimit. Seanca mbahet në mesditë në gjykatën e Fierit. Për 51 vjeçarin është dhënë një dënim i përjetshëm në Belgjike për vrasjen e Brunilda Dervishit, disa muaj pas vrasjes së vëllezërve në Patos.

    Në mars të vitit 1997, në atë kohë 21 vjeç, vrau me armë zjarri vëllezërit Ilirjan Banaj dhe vëllain e tij, Hektor Banaj pranë tregut të fruta-perimeve në Patos. Shkak sipas raportimeve të kohës, ishte një konflikt për një kasetofon makine. Sipas burimeve për ngjarjen, Hoxha e kreu vrasjen e vëllezërve Banaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

    Pas ngjarjes së rëndë, ai u arratis fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

    Në Belgjikë, ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, një shqiptare të cilën, sipas hetimeve, më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Ngjarja ndodhi më 29 gusht 1997 në një lokal në Bruksel, pasi gruaja dyshohet se kishte kundërshtuar shfrytëzimin e saj.

    30 vite arrati arrestim drejtësi ekstradim ekstradohet nga SHBA Fier Gjykata e Fierit gjykatë i arratisur kronikë Masa të rrepta sigurie policia e shtetit procedim penal SHBA shqipëri sokol hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari. Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

    October 5, 2026

    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    October 5, 2026

    Nobeli për Mjekësi 2026 u jepet tre shkencëtarëve për zbulimet që çuan në zhvillimin e optogjenetikës

    October 5, 2026

    Viti i ri akademik, ministrja Spahiu: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.