Spalletti me vlerësime të larta për Zhegrovën: Me pak përmirësim, mund të shndërrohet në futbollist të madh

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, pret shumë nga Edon Zhegrova.

Të lidhura

None found

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tuttosport”, ai u ndal edhe te Zhegrova, për të cilin ka fjalë të mëdha.

“Zhegrova? Nëse arrin ta plotësojë veten edhe pak më shumë, do të shihni një tjetër lojtar. Ai ka mundësi të bëhet futbollist i nivelit më të lartë”.

Ylli i Juventusit u dallua në çdo ndeshje me Kosovën, ndërsa të dielën tërhoqi vëmendjen në barazimin 1-1, ku përveç lojës spektakolare dha edhe asistimin për golin e Fisnik Asllanit.

Në të njëjtën intervistë, Spalletti pranoi se pendimi më i madh që nga marrja e drejtimit të Juventusit është dështimi për të siguruar Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

“Nuk arritëm ta mbanim nivelin shumë të lartë që shfaqëm pothuajse gjatë gjithë sezonit. Kjo na kushtoi me mungesën në Ligën e Kampionëve”.

“Ky do të jetë një sezon i madh. Jemi duke u përgatitur dhe po punojmë për arritje të mëdha, nuk kemi alternativë tjetër”.

Ndryshe, Juventusi luan në transfertë kundër Cagliarit këtë fundjavë.


Shtuar më 5.10.2026 14:15

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis