Vladimir Putin raportohet se ka rikthyer komandantin e njohur si "Gjeneral Armagedoni", pas viteve të kaluara në mërgim si pasojë e grushtit të shtetit të grupit Ëagner. Pas viteve të kaluara në Afrikë, po shtohen shqetësimet se Sergei Surovikin, 59 vjeç, do të dërgohet sërish në luftën në Ukrainë, në një përpjekje të fundit të Kremlinit. Surovikin, i cili konsiderohet si një ushtarak i ashpër dhe taktik, si edhe një nga komandantët më mizorë të Rusisë, u bë i njohur për mbështetjen e përdorimit të armëve bërthamore që në fazat e hershme të konfliktit. Raportohet se ai është rikthyer tashmë në Moskë.