U zgjodh në krye të Gjykatë së Lartë, kush është Ilir Panda

5 Tetor 2026 | 14:28

Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka votuar pro kandidaturës së Pandës, i cili ishte kandidati i vetëm në garë.

Kush është Ilir Panda:

Ilir Panda ka lindur në Tiranë, më 8 Gusht 1962. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mban gradën shkencore “Doktor”.

Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.

Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.

Po ashtu, Panda ka qenë dhe Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i UNICEF, i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera. Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, në vitet 2002-2007, anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri konfirmon zgjidhjen e problematikës tekniko-operative në pasqyrimin e disa transaksioneve

Raiffeisen Bank Shqipëri, në një deklaratë për mediat, informon se gjatë datës 4 tetor 2026 është evidentuar një problematikë tekniko-operative në procesimin dhe pasqyrimin e...
14:04 | 05/10/2026

Tentonte të shiste lëndë narkotike në shkolla, arrestohet 35-vjeçari në Kombinat

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së...
13:39 | 05/10/2026

Goditet lokali ku organizoheshin lojëra fati, arrestohen 2 persona në Fier 16 të proceduar

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “No Games”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të...
13:14 | 05/10/2026