E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha kundër ndryshimeve në Kod: Rama shiti Agasin, Hysenin dhe Beqirin, tani kërkon të shpëtojë veten

Ndryshimet ligjore të kodit të procedurës penale, sipas Sali Berishës, i japin ‘një goditje fatale’ procesit të hetimit dhe akuzës duke këmbyer rolin e prokurorisë me atë të gjykatës. Lideri demokrat akuzoi Prokurorinë e Posaçme si mburojë të pushtetit, ndërsa shtoi se SPAK po hesht sepse ka ujdi me kryeministrin për të fshehur komunikimet e tij dhe të familjarëve me eksponentë të krimit të organizuar.

“Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama. Po, po, i pabesi besë nuk ka. Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë. Dhe ky tani për të zhvlerësuar qindra mesazhe e dokumente të tyre që i ka ky, shkëmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe të tjerët në grupin e strukturuar kriminal, për të çliruar veten nga këto… po nga Lubia, si i tha Lubia, 60 përqind të mesazheve janë tuat aty në dosje, nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë tuat, nuk janë të miat”, tha Berisha.

Reklamë

Kufizimet e medias në publikimin e materialeve që lidhen me dosjet hetimore apo në gjykim, Berisha i konsideron kthim pas në kohën e komunizmit.  

“Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktature dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre. Vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre”, tha kreu i PD.

Në fund i pyetur nga gazetarët nëse mes tij dhe shefit të ekzekutivit ka patur një takim në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza ai iu përgjigj:  Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika ku u takua me Pirinin dhe Taulant Ballën. Tani a mund të imagjinojë kush që të takoj një njeri që nuk e takon njeri? Po kurrën e kurrës, a mund të po e jo! As mund të denjoj t’ia hedh shikimin atij unë! Si mund ta takoj unë atë?

Gjyqi për kompleksin Partizani ka hyrë në fazën e marrjes së dëshmive, megjithatë prej një muaji asnjë seancë nuk është zhvilluar për shkak të bojkotit të avokatëve  që kundërshtojnë rregulloren e Gjykatës Antikorrupsion. Berisha dyshohet se ka kryer korrupsion përmes nxitjes së kabinetit qeveritar për të kryer procedurën e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.