Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO...
• Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. • Qytetarët janë mbledhur pikërisht në ditën, ku po mbahet edhe Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së. • Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë në seancë plenare. • Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. • Por, banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht, duke protestuar. • Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit janë shprehur se maxhoranca ka zhvilluar dëgjesa fiktive dhe se zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar. • Ata theksojnë se nëse PS e miraton draftin në Parlament, do të ndërmarrin rrugë ligjore për të kundërshtuar shkrirjen e bashkive. • Protestuesit kanë "kapur" para Kryesisë së Kuvendit edhe deputetin socialist Pirro Vengu dhe deputetin demokrat Klevis Balliun, duke iu drejtuar me thirrjet "Deputet të shitur", "Hajdutë" dhe "Rama në burg, Berisha në burg". • Pas këtyre momenteve, policia i ka larguar disa protestues nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa këta të fundit u drejtohen me thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne”.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Forcat e Policisë kanë shoqëruar dy persona gjatë protestës qytetare që po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërkohë që në ambientet e brendshme të saj po zhvillohet seanca plenare.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy të shoqëruarit po qëndronin jashtë perimetrit mbrojtës të vendosur nga policia për mbarëvajtjen e rendit publik. Deri në këto momente, autoritetet policore nuk kanë dhënë një sqarim mbi shkaqet e marrjes me forcë të dy qytetarëve./Dosja.al
TIRANË- Deputetët vijonin seancën plenare brenda Kuvendit, ndërsa dhjetëra qytetarë u mblodhën para godinës së Kuvendit në shenjë proteste kundër klasës politike dhe reformës territoriale. Protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj vendimmarrjes politike, duke deklaruar se nuk ndihen të përfaqësuar nga deputetët dhe institucionet.
Gjatë tubimit, ata kërkuan më shumë llogaridhënie dhe ndryshim të qasjes ndaj problematikave që i prekin qytetarët. Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë pranë Parlamentit, ndërsa seanca plenare vijoi punimet brenda sallës./Dosja.al
TIRANA- Ditën e sotme në orën 15:00 do të mbahet seanca plenare, ndërsa qytetarët kanë paralajmëruar protestë para Kuvendit. Kjo është protesta e disatë që qytetarët zhvillojnë para godinës qeveritare, ndërsa i akuzojnë ata për keqqeverisje dhe vjedhje.
Nga ana tjetër, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe ka rrethuar zonën e Parlamentit me gardh metalik./Dosja.al
TIRANË- Aktivistët gjatë protestës para Kryesisë së Kuvendit i janë drejtuar me thirrjet "Deputet i shitur" edhe demokratit Klevis Balliut. Siç shihet edhe në video, teksa Balliu po kalonte, protestuesit i dalin para dhe drejtohen me thirrjet "Rama në Burg, Berisha në Burg" dhe e pyesin se përse ai nuk i mbron banorët e Astirit.
Qytetarët janë mbledhur në protestë pikërisht sot, ku po mbahet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së. Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare.
Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht territorialen, duke protestuar./Dosja.al
TIRANË- Policia ka larguar disa protestues nga hyrja e Kryesisë së Kuvendit, ku ishin mbledhur në pritje të deputetëve. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët kishin dalë në anën tjetër të hyrjes së institucionit, ndërsa forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i larguar nga zona.
Pas këtij momenti, aktivistët u janë drejtuar bluve me thirrjet “Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne”./Dosja.al
View this post on Instagram
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu është pritur me protesta në hyrje të Kryesisë së Kuvendit. Siç shihet edhe në video, në momentin që deputeti socialist po kalonte, protestuesit i janë drejtuar me thirrjet “O hajdut”.
Prej mëngjesit, shumë qytetarë nga disa bashki të vendit që pritet të shkrihen janë mbledhur para Kryesisë, ndërsa kundërshtojnë propozimin e qeverisë për ndarjen e re territoriale./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte kundër draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. Qytetarët janë mbledhur pikërisht sot, ku pritet të mblidhet Komisioni i Ligjeve dhe në rend dite është parashikuar diskutimi dhe miratimi i projektligjit të PS-së.
Pas miratimit në Komision, projektligji pritet që të kalojë nesër në seancë plenare. Drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Banorët e bashkive që preken kanë kundërshtuar vazhdimisht, duke protestuar.
Çfarë parashikon drafti i PS?
Partia Socialiste propozoi riorganizimin e hartës administrative të vendit, duke reduktuar numrin e bashkive nga 61 në 46. Sipas draftit të propozuar, 15 bashki do të shkrihen, ndërsa 33 do të mbeten të pandryshuara. Në total, ndryshimet administrative do të prekin 28 bashki.
Bashkitë që parashikohet të shkrihen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Prrenjasi. Ndryshimet shtrihen në disa qarqe të vendit. Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen bashkisë së Elbasanit, ndërsa Prrenjasi do të bëhet pjesë e bashkisë së Librazhdit. Në qarkun e Beratit, bashkia e Beratit do të zgjerohet me Dimalin dhe Poliçanin.
Në qarkun e Fierit, Patosi do t’i bashkohet bashkisë së Fierit, ndërsa Divjaka do të përfshihet në bashkinë e Lushnjës. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet bashkisë së Vlorës. Memaliaj do të shkrihet me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, ndërsa Këlcyra me Përmetin. Ndërsa në veri, Fushë-Arrëzi do të bëhet pjesë e bashkisë së Pukës, ndërkohë Klosi do t’i bashkohet bashkisë së Matit./Dosja.al