Thellohen hetimet/ Dyshohet se fondet publike përfunduan te bizneset e Agasit, zhvillimet për Yeffet dhe Pucën
Janë thelluar hetimet mbi përdorimin e fondeve publike, nd...

Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një reagim pas publikimit dhe qarkullimit të materialeve intime me kompozitorin Adi Hila, të cilat u bënë publike disa ditë më parë.
Në nisje të reagimit, Matraku u ka kërkuar ndjesë publikut, gruas dhe vajzave të Hilës, që, sipas saj, janë prekur nga kjo situatë.
Ajo shprehet se merr përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur, ndërsa kërkon nga autoritetet që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore për të nxjerrë në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.
Duke iu referuar kompozitorit Hila, Matraku shprehet se ai i është prezantuar si një person i divorcuar.
Postimi i plotë:
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi, që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situate. Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri, që po përballet me sfidën më të madhe e me më përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili mu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.
I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar. Pavarësisht se më është dënuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat sikur t’i paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që I është dashur të buzëqesh me pretekstin që lotët në sy, ishin lot gëzimi. Sot ju lutem publikisht “mjaft”, mos shpërndani më. Gatimi kërkon përgjegjësi të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt, mjaft ju lutem, jam njeri që më është cenuar privatësia.
Kërkoj nga autoritetet shtetërore të merren masa ligjore për secilin që ka përdhosur figurën e dikujt, të një fëmije, të një artisteje të pambrojtur. Shteti im I dashur, çështja ka marrë përmasa, dhe unë nuk jam më ajo Blerina që mund të punojë me mund 24/24. Imazhi im është përdhosur dhe unë nuk kam sy e faqe të dal përpara asnjë individi, para asnjë familjari, e para askujt. Ju lutem ndalni këtë gjë të shëmtuar, ku po godet njerëz të pafajshëm, familja ime është e gjunjëzuar dhe unë jam një njeri i kryqëzuar. Kjo gjë do të dënohet e le të ndiqet nga kompetencat ligjore. Më lini vetëm pak sa të marr veten, për të raportuar, apo proceduar. Ndjesë, situate është tragjike.
Të bësh një vajzë që mos ta shohë dot babain e saj në sy, ta bësh atë të iki nga shtëpia, e të humbë të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, dinjitetin, ky është krim. Të kam mbivlerësuar e hiperbolizuar, por nuk ta fal, do i lash në këtë botë lotët e çdo gruaje apo vajze, o zot, lotët e çdo fëmijë, lotët e nënës sime, të Klaudinas (për të cilën thoje jam i divorcuar, lotët e vajzave të tua (ju lutem më falni sërish ju të fundit, se nuk e mbroj dot më këtë njeri). Do paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij, ke kaluar çdo cak njerëzor e mbarë dimensional.
Unë nuk kam vuajtur kurrë për emër, nuk jam këngëtare e studios tënde, unë të kam paguar me gjak për çdo këngë e projekt, nuk jam pjesë e fondeve bashkiake apo të asnjë privilegji shtetëror, jam këngëtarja e papaguar dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtur, e cila e ka gjetur punën me thonj, dy-tre punë të lodhshme. Nëse njerëzit punojnë 8 orë, unë kam punuar 20 orë nëpër shërbim klienti (qofshin të nderuar) kam lënë sytë nëpër përkthime, duke kërkuar një punë të tretë rraskapitëse, për të përballuar jetën e Tiranës.
Unë nuk kërcënoj njeri, do të paguajë ai që ka regjistruar dhe shpërndarë videot. E nëse e ka bërë personi në fjalë, do të paguajë për çdo lot. Me këtë le të merren autoritetet në mënyrë që të nxjerrin në pah se kush i ka regjistruar dhe shpërndarë videot.
Janë thelluar hetimet mbi përdorimin e fondeve publike, nd...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa jep qëndrimin e tij në l...
Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha ka folur për Ndryshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Data Science, Shkenca Kompjuterike, Turizmi Smart dhe dy p...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha univ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistro...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që ko...
Një pakartë “pikante” veçoi sonte mes shumë të tjerash ndë...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 127-të kundër q...
Gjykata Kushtetuese po shkon më 24 nëntor drejt një prej v...
Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël,...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj rapor...
Një situatë shqetësuese është regjistruar në një kopsht fë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një postim në rrjetet soci...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...