Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të turneut evropian të Rubios

5 Tetor 2026 | 14:52

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë nga data 5 deri më 8 tetor, për bisedime mbi sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë.

Vizita zhvillohet në kohën kur vendet aleate të NATO-s po përballen me shqetësime në rritje për aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Rubio do ta nisë vizitën në Rejkjavik, ku pritet të diskutojë me zyrtarët islandezë për sigurinë në Arktik dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më pas, ai do të udhëtojë në Athinë për Dialogun e gjashtë Strategjik SHBA-Greqi.

Në agjendë do të jenë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, energjia, siguria rajonale, Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Në Lisbonë, bisedimet e Rubios do të përqendrohen në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim në fushën e teknologjisë, sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Tri ndalesat pasqyrojnë fusha të ndryshme të bashkëpunimit të SHBA-së me aleatët e NATO-s – nga roli i Islandës në sigurinë e Atlantikut të Veriut dhe Arktikut, te pozita e Greqisë në Mesdheun Lindor dhe rëndësia afatgjatë e Portugalisë për operacionet ushtarake amerikane në Atlantik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongo, të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përplasjes së varkave

Dy varka u përplasën gjatë fundjavës në lumin Kongo, duke lënë të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale. Varkat...
14:33 | 05/10/2026

Të dhënat e 8.8 milionë personave ekspozohen në Danimarkë nga një incident sigurie

Të dhënat personale të rreth 8.8 milionë njerëzve në Danimarkë janë bërë të aksesueshme nga persona të paautorizuar përmes një incidenti sigurie që përfshiu Regjistrin...
13:13 | 05/10/2026

Vodhën 2 700 mace, arrestohen 12 persona në Vietnam

Dymbëdhjetë burra janë arrestuar në Vietnam, nën akuzën se kanë vjedhur rreth 2 700 mace për mish, duke i marrë nga zonat e banuara gjatë...
12:59 | 05/10/2026