Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. 🚔 Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 8 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor. Nga këta, 2 shtetas janë arrestuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 5 shtetas të tjerë janë proceduar për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, konkretisht 1 i arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë.