Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç! Si do të kontrollohet mosha dhe çfarë detyrimi kanë platformat

    Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari. Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç! Si do të kontrollohet mosha dhe çfarë detyrimi kanë platformat
    Botë

    Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç! Si do të kontrollohet mosha dhe çfarë detyrimi kanë platformat

    October 5, 2026
    Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç! Si do të kontrollohet mosha dhe çfarë detyrimi kanë platformat

    Një fëmijë nën 15 vjeç në Greqi nuk do të mund të hapë apo të përdorë lirisht një llogari në rrjetet sociale vetëm duke vendosur një datëlindje të rreme. Nga 1 janari 2027, vendi fqinj vendos një kufi të ri moshe për aksesin në këto platforma, ndërsa kompanitë do të duhet të kontrollojnë nëse përdoruesi është vërtet mbi 15 vjeç.

    Ndryshimi më i rëndësishëm është pikërisht mënyra e kontrollit. Deri tani, në shumë platforma mjafton që përdoruesi të deklarojë vetë datëlindjen. Me rregullat e reja, kjo nuk do të jetë më e mjaftueshme. Platformat do të kenë përgjegjësinë të përdorin sisteme të besueshme për verifikimin ose vlerësimin e moshës.

    Dhe problemi nuk lidhet vetëm me fëmijët që do të tentojnë të hapin llogari të reja pas hyrjes në fuqi të ligjit. Autoritetet greke kanë parashikuar edhe kontrollin e llogarive ekzistuese, pikërisht sepse shumë të mitur mund të jenë regjistruar më herët duke deklaruar një moshë më të madhe.

    Të dhënat e përdorura nga qeveria greke tregojnë përmasat e fenomenit: 66% e nxënësve të shkollës fillore dhe 74% e nxënësve të arsimit të mesëm që përdorin rrjetet sociale kanë pranuar se kanë deklaruar moshë të rreme gjatë regjistrimit.

    Po si do të vërtetohet mosha?

    Greqia nuk ka vendosur që fëmijët t’u dërgojnë dokumentet personale kompanive të rrjeteve sociale. Një nga sistemet që mund të përdoret është Kids Wallet, i lidhur me infrastrukturën dixhitale shtetërore. Ideja është që platforma të marrë vetëm konfirmimin nëse përdoruesi e plotëson ose jo kufirin e moshës, pa marrë të dhëna të tjera të panevojshme për identitetin e tij.

    Platformat mund të përdorin edhe teknologji të tjera, por ato duhet të jenë të besueshme dhe të respektojnë rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Në praktikë, shteti nuk do të kontrollojë telefonin e çdo fëmije dhe as prindërit nuk do të mbajnë të vetëm barrën e zbatimit të ndalimit. Përgjegjësia kalon te kompanitë që ofrojnë rrjetet sociale: ato duhet të dallojnë përdoruesit nën kufirin e lejuar dhe t’u bllokojnë aksesin.

    Jo çdo shërbim në internet do të preket. Kufizimi synon rrjetet sociale, ku përdoruesit krijojnë profile, publikojnë përmbajtje dhe ndërveprojnë me të tjerët. Shërbimet e komunikimit privat nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë.

    Qeveria e Kyriakos Mitsotakis thotë se po ndërhyn për shkak të ndikimit që përdorimi i hershëm dhe i pakontrolluar i rrjeteve sociale mund të ketë te fëmijët. Në argumentimin e saj përmenden varësia nga ekranet, problemet me gjumin dhe përqendrimin, ekspozimi ndaj materialeve të papërshtatshme dhe pasojat për shëndetin mendor.

    Greqia e ka njoftuar masën edhe në nivel të Bashkimit Europian, duke përcaktuar moshën 15 vjeç si pragun për aksesin në rrjetet sociale.

    Kompanitë teknologjike kanë kohë deri në fund të këtij viti për t’i përshtatur sistemet e tyre. Nga 1 janari 2027, deklarimi i një moshe të rreme nuk duhet të mjaftojë më për t’i hapur një fëmije nën 15 vjeç dyert e rrjeteve sociale.

    Europë fëmijët nën 15 vjeç greqi interneti janar 2027 kontrolli i moshës kufizimi i rrjeteve sociale ligji për rrjetet sociale media sociale Ndalimi i rrjeteve sociale platformat online prindërit privatësia online rregullimi i platformave rrjetet sociale siguria e fëmijëve teknologjia verifikimi i moshës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Greqia kufizon rrjetet sociale nga janari 2027, ndalohet hyrja për fëmijët nën 15 vjeç! Si do të kontrollohet mosha dhe çfarë detyrimi kanë platformat

    October 5, 2026

    Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari. Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

    October 5, 2026

    U ekstradua nga SHBA pas 30 vitesh arrati, Sokol Hoxha mbërrin në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie

    October 5, 2026

    Nobeli për Mjekësi 2026 u jepet tre shkencëtarëve për zbulimet që çuan në zhvillimin e optogjenetikës

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.