web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afron derbi, Tirana dhe Partizani në baraspeshë

5 Tetor 2026, 15:10, Sport CNA

Afron derbi, Tirana dhe Partizani në baraspeshë

Tirana dhe Partizani përballen me një bilanc historik tërësisht të barabartë në 74 derbet e regjistruara.

Të dyja skuadrat kanë nga 25 fitore, ndërsa 24 ndeshje janë mbyllur në barazim. Në 10 derbet e fundit, Partizani ka një avantazh të lehtë me 4 fitore, kundrejt 3 të Tiranës dhe 3 barazimeve.

Derbi i fundit, më 25 prill 2026, u fitua nga Tirana me rezultatin 2-1, duke përmbysur ndeshjen. Para këtij takimi, Partizani kishte fituar dy derbet e fundit të kampionatit me rezultatin 2-0.

Tirana kishte fituar 3-0 ndaj Partizanit në tetor 2025, ndërsa në historinë e derbit janë regjistruar edhe fitore të thella si 5-1 për Tiranën në shkurt 2020 dhe 4-1 për Partizanin në mars 2008.

Bilanci prej 25 fitoresh për secilën skuadër dhe 24 barazimesh e mban derbin e kryeqytetit pa një dominues në statistikat direkte.





Lajmet e fundit nga