Ndërsa sot në orën 15:00 pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, qytetarët kanë paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit.
Protestuesit kanë deklaruar se do të mblidhen për të shprehur pakënaqësinë ndaj politikës dhe për t’u përcjellë politikanëve mesazhin se, sipas tyre, nuk i përfaqësojnë.
Në kuadër të protestës, Policia ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.
Zona përreth Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet që masat e sigurisë të vijojnë gjatë gjithë kohës së protestës dhe seancës plenare.













