Tre ditë përpara se projektligji për reformën e re territorialë të shkojë për tu votuar në parlament, dy deputetët socialistë Erion Brace dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur votën e tyre kundër. Një burim nga brenda grupit parlamentar socialist i konfirmoi Top Channel deklarimin kundër të dy deputetëve socialistë të votës tyre në seancën e 8 Tetorit, kur shkon në parlament për diskutim dhe votim. I kontaktuar nga Top Channel Erion Brace deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ju përgjigj pyetjes se cilat janë motivet e votës kundër. Ndërkohë prej nisjes së kësaj reforme deputeti qarkut Vlorë Vullnet Sinaj, në mënyrë konstante është shprehur kundër shkrirjes së bashkisë Selenicë.