LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha: Të enjten protestë kombëtare. Balla: Reforma sjell shumë të mira për vendin

• Kuvendi zhvilloi sot seancën e radhës plenare, pas rikthimit të deputetëve nga java e gjelbër. • Opozita paraqiti shqetësimet në lidhje me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndërsa akuzoi mazhorancën për bashkëpunim me krimin dhe organizatat kriminale. • I pari që mori fjalën ishtë kreu i PD-së, Sali Berisha. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka deklaruar se Parlamenti është kthyer në një insitucion turpi. • Ai iu drejtua socialistëve duke ju thënë se janë kthyer në zëdhënës të grupeve kriminale dhe denonci edhe një herë skandalin e SHISH dhe ish-drejtores Vlora Hyseni. • Lideri i opozitës akuzoi socialistët se po shmangin nga agjenda në parlament debatin për këtë skandal. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës të mos bojkotojë diskutimet për reformën territoriale. • Në fjalën e tij, ai paralajmëroi PD-në për pasojat e bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve, duke iu referuar vendimit të marrë nga ta në vitin 2019. • Balla mbrojti reformën e vitit 2014, duke deklaruar se ajo solli rritje të të ardhurave vendore dhe ulje të borxheve të bashkive. • Sipas tij, shkrirja e bashkive në kuadër të reformës së re do të sjellë përfitime për komunitetet. • Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. • Bozdo tha se SHISH ofronte siguri për krimin dhe jo për qytetarët, ndërsa e ka cilësuar këtë rast si situatën më të paprecedentë ndonjëherë. • Sipas tij qeveria nuk e ka ndërmend të hulumtojë për dëmin që u është shkaktuar qytetarëve dhe institucioneve. • Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se përballja është e vetmja rrugë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti ka humbur kuptimin e tij. • Duke iu referuar rrethimit të Kuvendit dhe protestës jashtë godinës, deputeti i PL-së tha se situata tregon se sa është dëmtuar raporti mes Parlamentit dhe qytetarëve. • Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ironizoi nismën 'Prania Besnike' të qeverisë, duke akuzuar mazhorancën se dëgjon problemet e qytetarëve, por nuk i zgjidh ato. • Ai u ndal te situata në Lushnje, duke përmendur mbetjet, spitalin dhe problemet me rezervuarin e Kasharajt. • Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi edhe gjendjen e rrugëve dhe kanaleve, ndërsa tha se mbetjet në Lushnje digjen në mënyrë të vazhdueshme dhe se qyteti përballet me situata të rënda. • Ai ironizoi edhe ndihmën sociale, duke deklaruar se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.

11 artikuj për këtë temë.

2 ORE ME PARE

"I humbët të gjitha betejat me të vërtetën"/ Dule: Po kufizoni shërbimet e qytetarëve, kriza ka prekur sigurinë kombëtare

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Vangjel Dule

TIRANA- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel ka folur për Reformën e Re territoriale dhe skandalin e SHISH. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Dule u shpreh se mazhoranca ka humbur çdo betejë me të vërtetën, ndërsa e akuzoi se po sjell një variant që do të kufizojë shërbimet ndaj qytetarëve.

Kryetari i PBDNJ-së u ndal edhe te çështja e SHISH-it, për të cilën tha se kriza ka prekur edhe strukturat e sigurisë kombëtare. Sipas tij, situata mund të ketë pasoja edhe për interesat e aleatëve dhe aleancave ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë.

Vangjel Dule: Vini me një variant të ri për t’u kufizuar qytetarëve shërbimet dhe për ta kthyer vendin në feud. Për ju nuk ka parlament, opozitë, komunitet dhe qytetarë. I humbët të gjitha betejat me të vërtetën, me parimin. Komisioni i posaçëm, ndërpritet aktiviteti i tij në mes në mënyrë arbitrare sepse nuk kishin asnjë argument. Sa kryetarë bashkish keni sot kundër variantit që sillni në parlament me ngut? Sa këshilla bashkiakë keni kundër jush? Ju që jeni të zgjedhruit e atyre komuniteteve, si i përfaqësoni kur janë kundër jush?.

Jemi në momentet që kriza ka përfshirë edhe kupolën e sigurisë kombëtare të vendit duke cenuar aspekte të paprekshme në një shtet, duke vënë në rrezik edhe interesa aleatësh dhe aleancash ndërkombëtare ku ne jemi pjesë. Përshtypje nuk ju bëjnë, as zverdheni, as skuqeni nga ana njerëzore, por edhe metaforike, institucionale. Fundi juaj është i sigurt: siç e meritoni, me turp, jo vetëm me dështim, si një realitet i trishtuar, i dhimbshëm./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Flasim, lehim kot, por s’na dëgjon njeri"/ Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ironizoi nismën 'Prania Besnike' të qeverisë, duke akuzuar mazhorancën se dëgjon problemet e qytetarëve, por nuk i zgjidh ato. Ai u ndal te situata në Lushnje, duke përmendur mbetjet, spitalin dhe problemet me rezervuarin e Kasharajt.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi edhe gjendjen e rrugëve dhe kanaleve, ndërsa tha se mbetjet në Lushnje digjen në mënyrë të vazhdueshme dhe se qyteti përballet me situata të rënda. Ai ironizoi edhe ndihmën sociale, duke deklaruar se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.

“Thatë që kjo seancë është për hallet e popullit? Këto kush i dëgjon, apo i regjistroni dhe i shihni para se të flini gjumë? Si puna e asaj së premtes së zezë të partisë suaj, ça e quani, të premte të bashkuar, të respektuar? I shënoni problemet, por zgjidhët opingat. Unë e di që integrimi nuk pret prandaj nxiton për Bruksel, por si t’ia bëjmë hallit? Flasim, lehim kot, por s’na dëgjon njeri. Ka plot halle. Shkoni te e njëjta zonë, thoni kemi një copë ure që duhet të lidhë 7 fshatra, s’e bëni. Po i digjni plehrat ditën për diell në Lushnje. S’i pastroni. Kemi hall se nuk kanë ngelur rrugë parcele për të hedhur plehrat. I shtoni. Nuk na i merr inceneratori, thoni. Ku, se rrëng-rrëng u ndryshk ai, është bërë për skrap. Kjo është besnike qeveria, e premte e zezë, fortlumturia? Çfarë keni bërë për spitalin e Lushnjes? Pasi i dëgjuat fermerët, a pastruat ndonjë metër kanal? Vazhdon të rritet ai kallami. Për 20 mln lekë të vjetra, harxhoi qeveria juaj miliarda. Sot e për diell, Lushnja vjen erë kërmë. Jeni 12, shkoni, zbukurohuni, vishuni, merrni valle mes Divjakës. E merrni dot? Ça merrni shënim? Keni rritur ndonjë gjë? Keni rritur ndihmën sociale? Jo, 27 mijë lekë është, s’u del për të ngrënë bukë. Njerëzit janë pa bukë, kështu që te Prania Besnike merrni ndonjë bukë me vete”, tha Korreshi./Dosja.al

4 ORE ME PARE

 "Përballja është e vetmja rrugë për rrëzimin e Ramës"/ Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Tedi Blushi

TIRANA- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka deklaruar se përballja është e vetmja rrugë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Parlamenti ka humbur kuptimin e tij.

Duke iu referuar rrethimit të Kuvendit dhe protestës jashtë godinës, deputeti i PL-së tha se situata tregon se sa është dëmtuar raporti mes Parlamentit dhe qytetarëve. Blushi akuzoi qeverinë për shmangie të përgjegjësisë dhe kërkoi që anëtarët e saj të japin llogari përpara qytetarëve.

Tedi Blushi: Sot është një nga ditët më të zeza të këtij parlamenti dhe e enjtja që vjen do të jetë akoma më e zezë. Ky institucion e ka humbur komplet kuptimin e vet. Mjafton të shohësh rrethimin e parlamentit për të kuptuar sa ndot nxit sot fjala deputet. Për sa kohë asnjë nga anëtarët e qeverisë për muaj, ditë të tëra refuzon të japë llogari para shqiptarëve, ata sot kanë vetëm një alternativë: t’i detyrojnë këta horra të japin llogari për çdo qindarkë të vjedhur. Edi Rama nuk rrëzohet me flamingo, duke i ndjekur këta hajdutë me celularë në dorë. Edi Rama rrëzohet me përballje. Kjo klikë meriton të shporret, të zhduket nga faqja e dheut, jo me vezë, jo me ujë. Kjo është e vetmja rrugë: përballja./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Protestat kundër qeverisë/ Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Bujar Leskaj

TIRANA- Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka deklaruar se zgjatja e protestës para kryeministrisë shkurton ditët e parlamentit, ndaj sipas tij për këtë nevojitet përgjigje institucionale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Leskaj tha se duhet të hartohet një Kod i ri Zgjedhor dhe të krijohet qeveria teknike. Në fund ai tha se një qeveri duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Bujar Leskaj: Ne duhet të përqendrohemi te hartimi i Kodit të ri Zgjedhor, krijimi i një qeverie teknike me të gjithë faktorët politikë në vend, ku protesta duhet të ketë peshën më të madhe, një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Viti i ri akademik/ Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër, po injoroni qytetarët 

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka folur për vitin e ri akademik dhe protestën e studentëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa kritikoi qeverinë për politikat ndaj arsimit të lartë dhe kushtet në të cilat, ndodhen studentët në konvikte.

Ajo deklaroi se numri i studentëve në Shqipëri është ulur ndjeshëm, duke e lidhur këtë me largimin e të rinjve nga vendi. Zhupa komentoi edhe zhvillimet e lidhura me Reformën Territoriale, duke thënë se mazhoranca po injoron kundërshtimet e qytetarëve dhe të disa këshillave bashkiakë. Më tej tha se nuk ka nevojë për takimet e "Pranisë Besnike" kur dëgjimi i qytetarëve është detyra parësore e çdo deputeti.

Ina Zhupa: Tani duhet ta quajmë arritje të madhe se disa nga këto dokumente do t’i publikojnë. E them disa se shumë të tjera, se lejen e zhvillimit nuk e publikon. Vijnë deputetët dhe mburren po takojnë qytetarët. Detyra A e deputetit është të takojë qytetarët, s’është arritje e madhe se po i takoni në të njëjtën orë. Çdo gjë propagandë, fiktivitet dhe asgjë që u përgjigjet qytetarëve e studentëve. Sot është dita e parë e vitit të ri akademik, dita e parë e revolucionit studentor. Të jeni të bindur që studentët do t’ju marrin përpara.

Këtë protestë studentore do ta kthejnë në madhështore, do të jenë brezi që do të bëjnë ndryshimin. Sot ka 56 mijë studentë më pak, por juve s’ju bën përshtypje sepse po bëni çdo gjë që ta shpopulloni këtë vend që shtresa gri të largohet nga Shqipëria dhe të mbeten ata që mund t’i kontrolloni. Shqipëria sot nis një vit akademik ku studentët kanë në konviktet e tyre kushtet e mesjetës. Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë, u rrethua me polici sepse kudo shkon, shkon si tradhtar i kombit. Do të bëni një masakër tjetër. Jeni duke mos pyetur 225 mijë qytetarë shqiptarë, 15 këshilla bashkiakë që ju kanë votuar kundër, jeni duke injoruar interesin e qytetarëve vetëm sepse nuk i përgjigjet interesit tuaj. Uroj që të ketë ende deputetë për t’i dalë kundër partisë së tyre./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke shmangur debatin për shërbimin që i bëri ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni duke i vënë në dispozicion materiale nga shërbimi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se parlamenti duhet shpërndarë menjëherë, pas këtij skandali. 

Sipas Berishës, parlamenti është kthyer në zëdhënës të grupeve më të egra mafioze të Europës. Më tje ai akuzoi socialistët se janë kthyer në skelllvër të pasurisë që kanë vënë përmes vjedhjes dhe lidhjeve me krimin.

Sali Berisha: Skllevër të padrinos! Ky parlament duhet të zhduket sa më parë. Jo s'përfaqëson, po ky shkelmon çdo orë interesat e shqiptarëve. Si mundet? 
Pra, si mundet? Si mundet kjo kështu? A jeni shqiptarë ju? A nuk është Shërbimi Informativ Kombëtar një institucion i rëndësisë më të veçantë për sigurinë e shqiptarëve? Pra, dhe ju dëshmoni se s'keni asnjë interes shoqëror. Se nuk keni as interese kombëtare. Se nuk keni asnjë interes për këtë shtet dhe për këtë vend. Se jeni skllevër të pasurimit tuaj, të vjedhjeve tuaja dhe të lidhjeve tuaja me krimin. Se, o mor jo, po të mos ishin këto ju Edi Ramën e bënit, e kishit zhveshur lakuriq, ja kishit nxjerrë të gjitha.

 Po problemi është se mbroni ato tuajat aty. Ndaj dhe nuk qëndrohet më këtu në parlament. Ky parlament nuk ka moral të ekzistojë. Ky parlament është zëdhënës i grupeve më të egra mafioze të Europës. Është zëdhënës i Nuredin Dumanit! Ku e keni atë... ku e keni ju, ma thoni pak? Zëdhënës i lindjeve të AKSHI-tt. Zëdhënës i Suel Çelës. Zëdhënës i Troplinëve. Zëdhënës i Bajrëve. I vrasësve serialë, i Altin Hajrëve. Zëdhënës i hajdutëve të miliardave si Edi Rama. E kuptoni apo jo? Shefja e Shërbimit Informativ Kombëtar, anëtare e atij grupi që ka kryer çdo lloj krimi, nga vrasjet, pengmarrjet, tek plaçkitja e qindra milionëve. Apo heshtni se edhe ju e keni pirë atë çorbë, e keni ngrënë atë çorbë. Ndaj dhe heshtni ju. Skllevër. 
Si ka mundësi? Çfarë interesash keni ju? Anti-qytetare! Nuk lejoni ju, do mbroni nderin e zonjës Hyseni.

Ku ka nder ajo mor! Faqezezë! Që pozicionin më të lartë të besimit e shkelmon. A nuk ju duket vetja se jeni më ulët se ajo vetë, duke u bërë avokatinë e saj? Po kur e bën ai, ju sigurisht ngushëlloheni, gjeni ngushëllim. Ai e bën, se ai tani është në një spiral, do ta shihni ju. Nuk del më. Jo nuk del nga ky spiral, ja u them unë ju. Mbrojeni! Po absolutisht bashkë me të do përfundoni secili prej jush. Po! Mbrojeni! Secili prej jush do ketë fatin e tij. Do ndani fatin e tij, ja u them unë.  Keni ndërtuar piramidën më të tmerrshme të krimit që ka Europa sot. Nuk ka një regjim tjetër si ky, që të jetë nga themelet e gjer në çati i bazuar në krimin, siç është ky regjim. Si mund ta shpjegoj këtë ndryshe? Vetëm kjo./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Skandali i SHISH/ Bozdo: SHISH ofronte siguri për krimin, jo për qytetarët

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
 Eno Bozdo

TIRANA- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka folur për arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bozdo tha se SHISH ofronte siguri për krimin dhe jo për qytetarët.

Ai e cilësoi këtë rast si situatën më të paprecedentë ndonjëherë. Sipas tij qeveria nuk e ka ndërmend të hulumtojë për dëmin që u është shkaktuar qytetarëve dhe institucioneve.

Eno Bozdo: Shërbimi Informativ në shtratin e krimit të organizuar do të përbënte në çdo vend normal problemin më të rëndë shoqëror, politik dhe ekonomik. Në një vend që synon të përafrohet dhe të hyjë sa më parë në BE, një komision do të ngrihej për të kuptuar deri ku krimi i organizuar ka shtënë duart në institucione. Në Shqipërinë tonë të dashur, kjo s’ka shans të ndodhë për sa kohë Edi Rama të jetë në krye dhe Agasët e Beqirajt do të drejtojnë vendin. Kjo është situata më e paprecedentë ndonjëherë. Në probleme të tilla ne kemi denoncuar dominimin e çdo strukture kriminale./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"Uroj shumë miqësisht që mos ta merrni këtë vendim"/ Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës të mos bojkotojë diskutimet për reformën territoriale. Në fjalën e tij, ai paralajmëroi PD-në për pasojat e bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve, duke iu referuar vendimit të marrë nga ta në vitin 2019. Gjatë fjalës së tij, Balla mbrojti reformën e vitit 2014, duke deklaruar se ajo solli rritje të të ardhurave vendore dhe ulje të borxheve të bashkive. Sipas tij, shkrirja e bashkive në kuadër të reformës së re do të sjellë përfitime për komunitetet. 

“Herën e fundit që e kam dëgjuar shprehen që nuk qëndrojmë në këtë sallë, ka qenë diku në fillim të vitit 2019. Historia që pasoi dihet. PD iku nga Kuvendi, iku nga zgjedhjet, dhe pastaj fundi dihet. Uroj shumë miqësisht që mos ta merrni këtë vendim, megjithatë zgjedhjet janë tuajat. Në 2014, morët të njëjtin vendim për të bojkotuar reformën administrative territoriale, së bashku me LSI asokohe, ne i dhamë Shqipërisë hapat e parë të një reforme administrative territoriale. Rezultatet janë tej mase pozitive, sepse të ardhurat vendore për banorë u katërfishuan, ndërsa borxhet dhe detyrimet e prapambetura u ulën. Nëse e keni merakun se kushdo të jetë kryetar i bashkisë, për mua meraku është se si do t’i shërbejë qytetarit të asaj bashkie. Nëse ju do të shqetësoheni se përse bashkohet kjo bashki me ajo bashki, për ne ky bashkim sjell më të mira për komunitetin. Mendoja që do të kishim një debat për reformën administrative territoriale, sepse keni thirrur një protestë kombëtare, e shyqyr që u kthye PD te protestat, ky është lajm pozitiv sepse protesta arriti një sukses të madh. Çliroi bulevardin nga një ritual i përditshëm të hënave pasdite.”, tha Balla./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"E enjtja është dita e shqiptarëve"/ Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit, drogës dhe mafies

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se e enjtja është dita e shqiptarëve, pasi ata do të mblidhen para Parlamentit për t’i dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se e enjtja është dita e të rinjve.

Në lidhje me këtë, ai u bëri thirrje shqiptarëve, kudo që janë të mblidhen të enjten para Parlamentit, për t'i dhënë përgjigjen  e merituar këtij institucioni. 

Sali Berisha: Ndaj dhe, hipokrizia se sot po diskutojmë për hallet e qytetarëve, më rikujton atë novelën e Çehovit.  Dy gjahtarë e vranë në pyll rojën, se po gjuanin shpezë. Shkuan e futën duart në xhepa, i gjetën një cironkë. Lëri, tha, se nuk dua t'i hamë se jemi në kreshmë. Kreshmë, apo kishin hall se e vranë? Kishin hallin e kreshmës pra, ai. Pra, edhe ju jeni katandisur. Këtu bëj një pyetje. Shkoni pak dhe pyesni njerëzit tuaj. A ndihen të turpëruar? Se nuk janë bashkëautorë me ju në vjedhje. Shkoni pyesni pak zgjedhësit tuaj. Ata u marrin me vezë, se s'duan t'jua shohin surratin. Kudo që shkoni nëpër rrugë, qytetarët vërsulen kundra jush. I meritoni të gjitha! E enjtja është dita e qytetarëve! E enjtja është dita e shqiptarëve! Është dita e të rinjve! Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, kudo që janë e kudo që s'janë, të mblidhen të enjten tek ky parlament, për t'i dhënë përgjigjen më të merituar këtij institucioni bastion të krimit, të drogës dhe mafies shqiptare. Të padrinos dhe mafies shqiptare./Dosja.al

6 ORE ME PARE

"Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të  krimit"/ Berisha: Të enjten në ora 10:00 të gjithë në protestë kombëtare pa simbole para parlamentit

 

6 ORE ME PARE

Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës

SHISH dhe Reforma Territoriale kryesojnë debatet në Kuvend/ Berisha:
Pamje

TIRANA-  Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për seancën plenare të ditës së sotme, të kryesuar nga lideri i opozitës, Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së.

Për shkak të protestës që po zhvillohet jashtë ambienteve të Parlamentit dhe masave të shtuara të sigurisë, deputetët demokratë kanë përdorur hyrjen anësore për të hyrë në sallën e Kuvendit.

Seanca plenare nisi në orën 15:00 dhe gjatë saj deputetët raportojnë mbi takimet e zhvilluara me banorët në zonat e tyre elektorale gjatë javës së gjelbër./Dosja.al

Sondazh

Poll

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren