POLITIKË /

Arrestimi i Vlora Hysenit, Berisha: Jeni kthyer në avokat të saj dhe Ergys Agasit, nisni urgjentisht hetimin

Berisha e cilësoi veçanërisht të rëndë çështjen e Vlora Hysenit, duke pretenduar se ajo ka dorëzuar sekretet më të rëndësishme të shtetit te kartelet e drogës

Shkruar nga Versus

Arrestimi i Vlora Hysenit, Berisha:  Jeni kthyer në avokat të saj dhe

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po e mbron atë dhe persona të tjerë të përfshirë në hetimet e drejtësisë.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha tha se Rama është shndërruar në “avokat” të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Roni Yeffetit, Linda Karçanajt, Ermal Beqirit dhe Belinda Ballukut.

Sipas Berishës, veprimet e këtyre personave kanë qenë të urdhëruara nga kryeministri dhe lidhen me menaxhimin e parave. Ai akuzoi Ramën se po përpiqet të minimizojë rëndësinë e akuzave përmes deklaratave publike.

Berisha e cilësoi veçanërisht të rëndë çështjen e Vlora Hysenit, duke pretenduar se ajo ka dorëzuar sekretet më të rëndësishme të shtetit te kartelet e drogës.

“Rama është shndërruar aktualisht në një avokat të pashembullt në histori të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Roni Yeffetit, Linda Karçanajt, Ermal Beqirit, Belinda Ballukut”, deklaroi Berisha.

Ai kërkoi që Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Punët e Brendshme të nisë urgjentisht një hetim mbi veprimtarinë e personave të përmendur prej tij, duke pretenduar shkelje të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës.

Berisha e cilësoi grupin si “të strukturuar kriminal” dhe akuzoi kryeministrin Rama se qëndron në krye të tij.

“Komisioni i Sigurisë duhet të kërkojë urgjentisht të ndërmarrë hetim në lidhje me veprimtarinë në shkelje të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës të këtij grupi të strukturuar kriminal”, tha Berisha.

Në përfundim, kreu i PD-së iu referua edhe arrestimit të Hysenit, duke deklaruar: “Në fakt kryetar është Edi Rama, Padrino, por në arrest shtëpie është Vlora Hyseni"./Versus.al

Poll