Gjatë diskutimit të propozimit të PS për hartën e re territoriale në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Saimir Korreshi ‘lëshoi’ gojën teksa po diskutonte me përfaqësuesit e mazhorancës. Reagimi i deputetit erdhi pas një ndërhyrjeje nga Zegjine Çaushi.

Gjuha e përdorur prej tij, u dënua nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, i cili e cilësoi si të papërshtatshëm fjalorin e Korreshit.

Korreshi: Tani me gjithë këto ndërhyrje, sepse unë nuk ju ndërhyra, tani po na vjen për të dhjerë tani.

Manja: Të lutem kujdes me gjuhën. Të lutem zoti Korreshi. Me mikrofon ndezur ky lloj fjalori. Edhe fjalët që nxjerrin deputetët nga goja do i dërgoj unë aty?

Korreshi: Shumë kollaj them ‘falje’. Sepse është burrnore që të mos nxjerrësh fjalë për kolegët që nuk janë këtu. Unë Ana Nakon dhe Antoneta Dhimën as i kam përmendur e as po i përmend. Sepse them që janë kolege të nderuara.


Lajmi kryesor:

Pas 5 orësh debate/ 'Ligjet' miratojnë me 8 vota pro draftin e PS për hartën e re territoriale, opozita ikën: Reformë e njëanshme! Shtohen 6 qytete të tjera