Komisioni i Ligjeve miraton në parim projektligjin për Reformën Territoriale
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për Ref...
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për Ref...

Alfred Lela, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, ka bërë një reagim të tij në lidhje me një shkrim të publikuar nga Filip Çakuli në faqen zyrtare të “Top Channel” dhe shumë media të tjera, përfshirë këtu edhe CNA.
Një shkrim që vinte si reagim ndaj publikimit të videove të kompozitorit Hila me disa personazhe publike, këngëtarë, aktorë dhe njerëz të botës së artit.
CNA, për të ruajtur etikën, vendosi që të mos i publikojë ato materiale, por vetëm reagimet e viktimave të atyre videopërgjimeve.
Ka pasur shumë komente, ka pasur shumë qëndrime, midis tyre edhe Filip Çakuli që bëri një reagim.
Një reagim korrekt, ku ai pyeste: Kush i ka bërë, pse i ka bërë, si janë publikuar, a ka pasur shantazhe, etj.
Pikërisht për pyetjet e bëra nga Filip Çakuli ka reaguar Alfred Lela.
Çudi e madhe! Kjo për faktin se jo pa dashje, njeriu i zyrës së shtypit të PD-së që në vend të mbledhë informacione dhe të sulmojë qeverinë, prej kohësh shihet të merret më sherrë dhe sulmon gazetarët për inatet e tij personale.
Alfred Lela, njeriu që hoqi pantallonat para Edi Ramës, ndoshta i kishin ngelur vetëm brekët siç i hiqnin ato gratë apo burrat në videot e Adi Hilës, Alfred Lela e bëri para kryeministrit, vetëm se ishte përpara kamerave, se po të ishte në ndonjë dhomë të errët nuk i dihet se çfarë do të kishte ndodhur, na ruaj o Zot!

Por ajo që na bën përshtypje është fakti se Lela përpiqet të ngatërrohet. ‘Dekani i përgjimeve’, thotë për Filip Çakulin, ka shkruar sepse kërkon një lloj vetëshfajësimi.
Këtu nuk duam ta mbrojmë aspak Filip Çakulin, se nuk ka nevojë ta mbrojmë ne, por janë 25 vite emision investigativ ku kanë punuar me dhjetëra gazetarë, kameramanë, montazhierë e kanë bashkëpunuar me mijëra njerëz, janë zgjidhur po aq halle. Opozitë e vërtetë pa asnjë diskutim, edhe për ata që e kritikojnë.
Në fakt, Filipi mund të kishte reaguar vetë dhe t’i kishte kthyer një përgjigje Alfred Lelës, por me sa duket Çakuli nuk do të merret me këta që heqin pantallonat para kryeministrit, në salla të hapura, se kush e di çdo bënte në ndonjë dhomë si ajo e Hilës.
Qartazi lexohet ngatërresa e qëllimshme e Alfred Lelës, se si drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PD ngatërron interesin publik me një dhomë private, ku filmohen gratë duke kryer marrëdhënie.
Në të gjithë aktivitetin e tij prej gati 25 vitesh, “Fiksi”, nga viti në vit ka publikuar afera dhe skandale, aq ka qenë nga kryesoret për rrëzimin e qeverisë së Fatos Nanos, kanë qenë nga kryesoret për rrëzimin e qeverisë së Berishës, megjithëse mund të ketë pasur ngarkesa politike me ish-kryeministrin.
Sali Berisha ka qenë në studiot e “Fiksit” dhe u ka thënë: ‘Ju jeni ikonë e fjalës së lirë, ju jeni mbretërit që po rrëzoni regjimet’, pavarësisht përplasjeve të mëvonshme të “Fiksit” me Sali Berishën.
“Fiks Fare” nuk ka bërë përgjime nëpër shtrate midis personave privatë, apo në zyrën e Lelës në PD ku çfarë nuk ndodh, por “Fiks Fare” ka shkuar nëpër zyrat e shtetit dhe ka zbërthyer korrupsionin.
Sa për videon e profesor Pangos, që e përmend tani Alfred Lela, ka një ndryshimi thelbësor: në atë kohë ai ishte ministër dhe i ka shkuar në shtëpi një vajzë, e cila paraprakisht kërkonte një vend pune.
“Fiksi” ka shkuar zyrë më zyrë, zyrtar më zyrtar, ministër më ministër, është përballur me kryeministra. Ka pasur përplasje stafi i Fiksit ka rezikur dhe jëtën, por këto ska nga ti dije Lela se ska qenë kurrë gazetar dhe në teren por një palo komentator prodhur në brumatriçen e fëlliqur të Henri (Naim) Çilit. Ky është ndryshimi që bën sikur s’kupton Fred Lela, dhe ndoshta s’ka faj. Prandaj dhe si pa dashje i heq pantallonat përballë kryeministrit, i gatshëm ndoshta për të shkuar edhe më tej.
Halli nuk është të mbrojmë Filipin, po e përsërisim edhe njëherë. Por se si mundet drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike të katandiset në një kloun publik, jo pse sulmon Filipin, por sepse sulmon një emision investigativ që çdo lloj forme ti japësh ngelet me profil opozitar, për më tepër shkon dhe konfliktohet me gazetarë.
Lela nuk vlen më shumë sesa një derdhje e jashtme e produkteve të Çilit, si shumë e shumë të tjerë që i nxirrte ekraneve dhe më pas i bënte komentatorë politikë, që kurrë nuk u bënë dot gazetarë, ngelën njerëz të vegjël dhe mediokër si lloji i Lelës, i cili për të provokuar më tej Ramën pasi i hoqi pantallonat bëri edhe një foto me gjethe, por dhe aty nuk ia doli dot.

Ky është njeriu që pa dashje ngatërron videot e bëra nga “Fiksi” në zyrat e shtetit ku janë zbërthyer skema korruptive, afera seksuale e lloj-lloj krimesh, me videot e Adi Hilës që i ngjajnë shumë me provokimet e Alfred Lelës ndaj Edi Ramës.
Ndoshta i ngatërron pa dashje, ndoshta e bën me qëllim që të jetë në qendër të vëmendjes.
Zor se merr dot peshë publike Alfred Lela, çorba e Henri Çilit, i futur në dhomat, në zyrat e Partisë Demokratike, ku ndoshta aty vërtet, jo “Fiksi”, por Sali Berisha dhe të tijtë duhet të vendosin një kamerë për të parë Alfred Lelën se mos pa dashje tërheq pas vetes bionde apo gazetare, zyrtare të PD-së apo jep përqafime të nxehta në ambientet e institucionit ku punon, megjithëse Lela nuk përbën me as lajm.
Por edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një fakt tjetër: nuk është zyra apo studioja e Adi Hilës, por zyra në selinë e PD-së.
Sa për diferencën e Fiksit dhe Filipit me Lelën, e tha vetë Fredi, Filipi është dekan kurse Lela thjesht llapaqen i brumatriçes të Çilit që kërkon protagonizëm./CNA
Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, u ka uru...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, përmes një videoj...
Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një reagim pas publikim...
Janë thelluar hetimet mbi përdorimin e fondeve publike, nd...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa jep qëndrimin e tij në l...
Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha ka folur për Ndryshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Data Science, Shkenca Kompjuterike, Turizmi Smart dhe dy p...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha univ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mirat...
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistro...
Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që ko...
Një pakartë “pikante” veçoi sonte mes shumë të tjerash ndë...
Këtë të diel po mbahet protesta qytetare e 127-të kundër q...
Gjykata Kushtetuese po shkon më 24 nëntor drejt një prej v...
Në liqenin e Vaut të Dejës, Shurdhahu, një ishull i vogël,...
Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Artef Leka është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. ...
Dy shtetas shqiptarë humbën jetën në një aksident rrugor p...
Një 20-vjeçar i cili aksidentoi një këmbësore e cila ndërr...
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një ...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Paratë që hyjnë nga jashtë vazhdojnë të përbëjnë një burim...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe s...
Nafta nga 100 milionë fuçi rezerva strategjike që G7 vendo...
Bashkimi Europian importoi 2.9 milionë tonë kafe nga vende...