Miratohet në parim projektligji i reformës territoriale, PS i jep “ok” shkrirjes së 15 bashkive

Me 8 vota pro dhe 5 kundër është votuar në parim projektligji për Reformën Territoriale.
Në një mbledhje, të shoqëruar me tensione e debate të herë pas hershme, deputetët e mazhorancës votuan pro shkrierjes së 15 bashkive.
Ky projektligj do të votohet edhe nen për nen dhe në tërësi, pas një pushimi prej 30 minutash.
Pas kalimit në Komisionin e Ligjeve, projektligji do të shkoj për votim në Kuvend ditën e enjte.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe dolën kundër shkrirjes së bashkive. Tashmë pritet të shihet nëse qëndrimi i tyre kundër grupit do të reflektorhet edhe ditën e enjte apo jo.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se për këtë projektligj, mazhoranca ka qëndrimin e saj politik pro, dhe do të votohet.




